TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ideja e Kurtit për procesin e Berlinit 2.0, analistët pro vendosjes së afateve kohore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ideja e Kurtit për procesin e Berlinit 2.0, analistët pro vendosjes së afateve kohore

Ishte ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ajo e cila në verën e vitit 2014 nga një konferencë e nivelit të lartë e inicioi Procesin e Berlinit. Seritë e samiteve që filluan nga Berlini e që po vazhdojnë kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e kësisoj përshpejtimin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, tetë vjet më pas, me ardhjen në krye të kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz, kryeministri Albin Kurti ka ardhur me një ide të re.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai kërkoi që të krijohet Procesi i Berlinit 2.0, një proces më i sofistikuar ku palët do të punonin në bazë të afateve kohore.

Sociologu Artan Muhaxhiri vlerëson se me ardhjen e kancelarit të ri gjerman janë vërejtur iniciativa të shumta për ringjalljen dhe mbrojtjen e rajonit. Idenë e kryeministrit e sheh si të mirë, por vështirë të realizueshme.

“Ideja e kryeministrit Kurti parimisht është shumë e mirë sepse sa më shumë që të përcaktohen orare dhe sa më shumë që të specifikohen fazat e Berlinit, suksesi dhe efektiviteti do të jetë më i madh. Por për fat të keq pesha politike nuk është aq e madhe sa të diktojë agjenda. Deri më tani ka pas shumë takime formale, nuk ka pas ndonjë qasje më pragmatike sa i përket efekteve konkrete ekonomike, politike e kshtu me radhë”, thotë Muhaxhiri.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike Gazmir Rraci idenë e kryeministrit e sheh si të qëlluar, marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë.

“Natyrisht që edhe iniciativa e Berlinit duhet të futet në dinamika të reja dhe më shumë të përshpejtuara sepse Ballkani Perëndimor rrezikohet natyrisht po ashtu edhe nga ndikimi rus dhe është me rëndësi që gjashtë vendet e B.Perëndimor të integrohen më shpejt në strukturat euroatlantike në mënyrë që të rrumbullakohet siguria kolektive në këtë pjesë”, thotë Rraci.

Njëra prej rezultateve më të rëndësishme të procesit së fundmi ka qenë miratimi i planit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Një iniciativë e tillë po mbështetet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV mban takim me drejtuesit lokalë: Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet

LVV mban takim me drejtuesit lokalë: Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën