Sulmuesi Mauro Icardi gjithnjë e më shumë është pranë kthimit në kampionatin italian. “Gazzetta dello Sport” shkruan të enjten se argjentinasi sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Romës këtë verë. Bëhet e ditur se Icardi ka pranuar ofertën e Romës, ekip që po negocion me Paris Saint-Germainin për transferimin e tij.
Roma ka ofruar 15 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili aktualisht është i huazuar te Galatasaray. Icardi ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa para fillimit të këtij sezoni u huazua tek ekipi turk, i cili nuk ka shprehur interesim për blerjen e kartonit të tij.
Në 21 ndeshje të luajtura me Galatasarayn, Icardi ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 8 asistime. Ai karrierë në Itali ka bërë tek Interi e Sampdoria.