TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ibrahimi thotë se me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë komunat dëmtohen shumë financiarisht

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ibrahimi thotë se me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë komunat dëmtohen shumë financiarisht

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur për humbjen e komunave nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë.

Sipas Ibrahimit, me miratimin e ligjit të ri Qeveria e Kosovës e ka hedhur topin te komunat për faljen e atyre 100 eurove, por sipas tij, komunat do të kenë humbje të mëdha financiare.

“Në këtë ligj aty shkruan që komunat mund të bëjnë faljen e 100 eurove, jo Qeveria dhe kështu do me thënë niveli qendror topin e ka hedhur te komunat, dhe tash vendimmarrjen ua ka lënë komunave. Do me thënë komuna do të vendosë, për këtë arsye nëse Qeveria mendon që është mirë t’i falen qytetarëve nga 100 euro, atëherë pse nuk e ka marrë këtë vendim dhe të vendosë siç ka ndodhur në të kaluarën kur qeveritë e Republikës së Kosovës kanë marrë vendime që të bëhet falja, psh e borxheve në të kaluarën të ndërmarrjeve publike”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ibrahimi përmendi kohën kur në krye të qeverisë ishte Isa Mustafa, e që sipas tij, kur ishte vendosur të bëhej një falje e tillë ndaj ndërmarrjeve publike, Qeveria kishte marrë barrën e përgjegjësisë.

“Edhe pastrimin psh e paguan ajo është kompani komunale, do më thënë ato të hyrat për te çështja e mirëmbajtjes shkojnë te komunat. Në kohën kur ka qenë kryeministër Isa Mustafa, është vendosur që të bëhet një falje e tillë e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike në këtë rast edhe lokale, do me thënë Qeveria ka vendos dhe Qeveria e merr barrën e përgjegjësisë, e jo në këtë rast komunës t’i  lihet kjo, sepse komunave do t’u shkaktojë shumë humbje financiare”, tha Ibrahimi.

Tutje ai tregoi se sa ky vendim do t’u shkaktonte humbje financiare  disa prej komunave më të mëdha.

“Komuna e Prishtinës nga ky vendim mund të humbasë  6 milionë euro, Komuna e Ferizajt, 2 milionë e gjysmë, Komuna e  Pejës deri në 2 milionë, e Gjilanit gjithashtu. Do me thënë janë komunat e mëdha të cilat do të atakohen në shumicën e rasteve, mirëpo nuk është mirë edhe për komunat rurale”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Pronën e Paluajtshme.

Nga ky ligj do të mundësohet zbritja prej 100 euro në faturat e tatimit në pronë për vitin 2023.

Sipas Ministrisë së Financave, përmes këtij ligji mundësohen lirime tatimore për banimin primar e tokën bujqësore./teve1.info

Miratohet zbritja e 100 eurove në tatimin në pronë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën