TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ibrahimi: Maqedonia e Veriut nuk pritet t’i bashkohet marrëveshjes trelaterale ushtarake

Kroacia ka thënë se marrëveshja Kosovë-Shqipëri dhe Kroaci është e hapur edhe për partnerë të tjerë. Për këtë deri tani, Bullgaria ka shprehur gatishmërinë ndërkaq sipas profesorit të kriminalistikës, Fatmir Çollaku, ka zëra se edhe Turqia e Maqedonia mund të bëhen pjesë e kësaj nisme. Ndërkaq njohësi i zhvillimeve ushtarake nga Maqedonia, Selim Ibrahimi thotë se Maqedonia aktualisht me kryeministrin aktual nuk pritet të bëhet pjesë e aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri dhe Kroaci.

nga Venhar Isufi
4 muaj më parë
4
A A
MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Nismës rajonale në fushën e mbrojtjes, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci mund t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit.

Kështu të paktën ka thënë Kroacia e cila lidhi marrëveshje ushtarake me dy shtetet shqiptare.

Gatishmëri për t’u bërë pjesë e kësaj nisme ka shprehur Bullgaria.

E zëra ka se njëjtë do veprojë edhe Maqedonia e Veriut.

Por, Selim Ibrahimi, njohës i zhvillimeve ushtarake nga ky shtet tha për Tëvë1 se nuk pritet që Maqedonia me qeverinë aktuale siç e quajti ai, të afërt me Serbinë, t’i bashkohet kësaj aleance.

“Marrëdhënia e treshes ushtarake e përbërë nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova me Maqedoninë e Veriut mbetet e pasigurt, duke i pasur parasysh raportet në rritje të Shkupit me Beogradin nën qeverinë e re. Për të zbutur këto rreziqe dhe për të forcuar paktin, integrimi i Bullgarisë – një lojtar historikisht i rëndësishëm rajonal – mund të kundërbalancojë ndikimin e Serbisë, veçanërisht kur SHBA-të konsiderojnë reduktimin e pranisë së saj të sigurisë në Evropë. Suksesi do të varet nga aftësia e treshes për të thelluar bashkëpunimin, për të siguruar mbështetjen e NATO-s dhe BE-së dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive tensionet rajonale”, ka vlerësuar Ibrahimi.

E profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku mendon ndryshe.

Ai thotë se përveç Maqedonisë e Bullgarisë, mund të bashkohet dhe Turqia, shtete këto që e kanë mirëpritur këtë marrëveshje trilaterale.

“Kësaj nisme pa mëdyshje që do t’i bashkëngjitën disa shtete, është paralajmëruar tashmë edhe publiku e dinë që edhe Bullgaria ka shfaqur interesim, Turqia dhe gatishmëri për të qëndruar mbrapa kësaj marrëveshje të këtyre shteteve për t’i suportuar dhe zhvilluar më tej në kuptimin e një strukture të avancuar dhe të konsoliduar mes këtyre shteteve mike. Prandaj pritet që shumë lehtë që edhe shtetet e tjera të rajonin ato fqinje si Maqedonia t’i bashkëngjiten kësaj nisme dhe të krijohet një aleancë e disa shteteve”, shprehet Çollaku.

Sipas Çollakut, krejt kjo po bëhet pas kërkesave të presidentit amerikan, Donald Trump që Evropa të forcohet më shumë në aspektin ushtarak si dhe në rast të ndonjë sulmi eventual.

“Është iniciativë e rezultuar nga koncepti i paralajmëruar dhe tash fillimi i realizimit të kërkesave të Trump, për ristrukturimin e forcave të armatosura në Evropë dhe më gjerë ndoshta edhe mundësinë e tërheqjes nga NATO që i bije se vetëm vendet e evropiane dhe ato ballkanike duhet të mendojnë për zgjidhje më pragmatike zgjidhje më vetanake në aspektin e organizmit ushtarak për tu mbrojtur nga çfarëdo sulmi që mund të vije” , thotë ai.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan deklaratën e përbashkët të aleancës ushtarake në Tiranë, nga ku ministrat e mbrojtjes thanë se kjo nuk është kërcënim për asnjë vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vatër zjarri riaktivizohet në Tërllobuq të Vushtrrisë, zjarrfikësit në aksion për të parandaluar përhapjen

Vatër zjarri riaktivizohet në Tërllobuq të Vushtrrisë, zjarrfikësit në aksion për të parandaluar përhapjen

Dy orë pas aksidentit në Komoran, veturat ende të bllokuara në vendngjarje

Dy orë pas aksidentit në Komoran, veturat ende të bllokuara në vendngjarje

“Qendra e fajdeve”, grafite para Gjykatës në Gjilan

“Qendra e fajdeve”, grafite para Gjykatës në Gjilan

Aksident i rëndë me 6 automjete në Komoran, policia jep detaje

“Matrix”- 11.08.2025

Amerikani Autrey i bashkohet Prishtinës

Amerikani Autrey i bashkohet Prishtinës

Aksident i rëndë me 6 automjete në Komoran, policia jep detaje

Aksident i rëndë me 6 automjete në Komoran, policia jep detaje

Vendimi i Kushtetueses për kryeparlamentar, VV e quan të padrejtë – Ja kur mund të thirret seanca e radhës?

Vendimi i Kushtetueses për kryeparlamentar, VV e quan të padrejtë – Ja kur mund të thirret seanca e radhës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X