TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ibishi vazhdon dëshminë: Zona Operative e Llapit ndalonte persona në Bajgorë diku në gusht të vitit 1998

nga TËVË 1
24 Tetor, 2024
0
A A
Ibishi vazhdon dëshminë: Zona Operative e Llapit ndalonte persona në Bajgorë diku në gusht të vitit 1998

Dëshmitari Nuredin Ibishi pohoi Zona Operative e Llapit kishte filluar që të ndalonte persona në Bajgorë diku kah fillimi i gushtit 1998.

“Ato janë raste aksidentale apo të rastit si çështja e arrestimit të Stankoviqit apo grupi i Grashticës apo Sylejviqit”, tha Ibishi.

Ai tha se këta persona janë mbajtur për disa ditët për shkak të rrethanave të luftës e që në atë kohë kishte beteja, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari pohoi se këto ndalime kanë ndodhur para se të lëshohet komunikata 53 dhe 54. Ndërsa, ai pohoi se ishte bërë ofensiva serbe e që pasoi me armëpushimin në tetor 1998-ës. Ai pohoi se ZO e Llapit, diku nga nëntori krijoi në qendër ndalimi në Llapashticë.

“S’mund të them, pjesërisht ndoshta për kushtet se një autoritet tjetër ka qenë kompetent, por mund të them që kam pas njohuri pasi që dy herë e kam vizitu këtë qendër. E keni në deklaratat e mija atje”, tha Ibishi duke shtuar se ka marrë edhe raporte nga Shefi i Policisë Ushtarake që ka qenë kompetent për këtë.

Dëshmitari për ZPS-në kishte thënë se i vetmi urdhër për të cilin kishte dëgjuar personalisht, ka qenë urdhri i komandant Remit i cili thoshte se personat që kanë bashkëpunuar me armikun duhet të thirren dhe burgosen.

“Ky është urdhër i komandës së Zonës për një veprim të tillë. Normal që komandant Remi është autoriteti përfundimtar, por urdhri apo marrja e vendimit për ndalimin e personave është në kuadër të komandës së Zonës Operative të Llapit”, tha Ibishi.

Ibishi kishte thënë gjithashtu se nuk është në dijeni të raporteve për bashkëpunëtor që zona operative e Llapit ia ka dorëzuar Shtabit të Përgjithshëm. Veç kësaj, Ibishi pohoi se ka thënë që s’ka dijeni nëse Remi i ka raportuar Shtabit të Përgjithshëm për bashkëpunëtorë.

Për ZPS-në dëshmitari kishte thënë se nuk kanë pasur udhëzime konkrete lidhur me trajtimin e civilëve që vazhdonin të punonin në detyra publike.

Si rrjedhojë, atij iu prezantua komunikata 53 e cila mbante datën 22 shtator 1998 e cila sipas Mishetiq thoshte se “do të ndërmerren veprime ndëshkuese ndaj bashkëpunëtorëve që i shërbejnë pushtuesve”.

Sipas Mishetiq, dëshmitari kishte thënë se nuk janë marrë masa ndëshkuese ndaj bashkëpunëtoreve në përgjigje të kësaj komunikate.

Si rrjedhojë, Mishetiq prezantoi “Komunikatën 54” e cila mbante datën  24 shtator 1998 e cila sipas tij thoshte se “pas tërheqjes së forcave serbe, vendi i tyre u zu nga disa kolaboracionist dhe bashkëpunëtor e veprimtar tanë politik të cilët  propagandojnë kundër UÇK-së dhe kërkojnë që populli të ia dorëzojë armët armikut”.

Sipas Mishetiq, komunikata vijon me “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, bënë me dije se armët janë marrë për të luftuar për lirinë e Kosovës deri në fitore dhe se të gjithë emisarët e armikut dhe emisarët e luftës speciale, do të trajtohen sipas ligjeve në rrethana të luftës”.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument i cili thoshte “Vendim për lirimin e Milevan Stankoviqit”,  i cili mbante datën 36 shtator 1998.

Dëshmitari pohoi se ka thënë që ai ka marrë pjesë në vendimin për lirimin e Stankoviqit.

Në anë tjetër, Mishetiq i prezantoi dëshmitarit dëshminë e tij në gjyqin e Latif Gashit në 2003-ën ku kishte thënë se bashkë me lirimin e Stankoviqit është diskutuar edhe lirimi i dy personave tjerë; Fadil Syjeviqit dhe Islam Mishices që janë ndaluar në Majac. Një gjë të tillë e pohoi dëshmitari.

“Stankoviqi është liruar (në shtator) ndërsa këta dy të tjerët kanë vazhdu të mbesin në kuadër të Zonës Operative të Llapit. Domethënë të lirë dhe pjesë e strukturës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në kuadër të Zonës”, tha Ibishi duke shtuar se këta dy persona janë liruar me vonë se Stankoviqin.

Dëshmitari tha se edhe një Goran Smiliqi ishte liruar me kërkesën e Adem Demaçit dhe GDOM-it.

Dëshmitari pohoi se nuk ka njohuri faktike lidhur me marrëdhënien e komandant Remit dhe Shtabit të Përgjithshëm.

“Nuk kam dëshmi për arsyeje se ajo ka qenë kompetencë e komandantit të Zonës për me pas kontakte me Shtabin e Përgjithshëm. Kështu që nuk kam pas ingerenca me hy në atë raport për atë arsye jam referu ashtu që ka qenë detyrë e tij që të komunikoj me shtabin e Përgjithshëm dhe nuk ka qenë detyrë e imja ose e dikujt tjetër”, tha Ibishi.

Dëshmitari pohoi se në gusht të 98-ës e kishte parë Thaçin me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kur kishin ardhur që ta vizitojnë Zonën e Llapit.

Ai tha se nuk ka pas komunikim zyrtar me asnjërin prej anëtarëve të Shtabit përveç ndonjë përshëndetje formale dhe se nuk i ka ditur pozicionet e tyre.

Tutje, Mishetiq i prezantoi dëshmitarit një deklaratë të tij për ZPS-në ku kishte thënë që në këtë takim ai ka biseduar diçka me Bislim Zyrapin dhe se kishin komunikime të vazhdueshme me atë për shkak se ai kishte më shumë njohuri për aspektet e personelit se shefi i Shtabit.

Një gjë të tillë e pohoi edhe dëshmitari e rrjedhimisht edhe faktin se nuk kanë kërkuar dhe as nuk kanë marrë as urdhra e udhëzime në Shtabi i Përgjithshëm gjatë kësaj vizite në zyrat e Zonës Operative të Llapit.

Tags: Bajgorënuredin ibishiZona Operative e Llapit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV- PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV- PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV- PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV- PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X