TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

by teve1
37 minuta ago
1
A A
Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si shokues aktgjykimin dënues nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Ibishi ka thënë se, sipas tij, të akuzuarit janë dënuar me dënime të larta dhe se vendimi nuk është mbështetur në fakte apo dëshmi të mjaftueshme të trajtuara gjatë procesit gjyqësor.

“Ka qenë vendim shokues, ngase mendoj që katër pjesëtarë të UÇK-së janë dënuar me dënime enorme dhe të pabaza, përkundër asaj që u hoqën gjashtë pikët për krime kundër njerëzimit. Gjithë bazimi i vendimeve nuk qëndron as në baza të fakteve e as të dëshmive tjera që janë procesuar gjatë procesit të Hagës”, ka deklaruar Ibishi.

Ai ka thënë se edhe vetë ka qenë dëshmitar në këtë proces, duke përmendur përvojën e tij si komandant zone.

Sipas Ibishit, pretendimet që ai i cilëson si “fabrikime” nga pala serbe dhe aktorë të tjerë nuk janë trajtuar, sipas tij, në mënyrën e duhur.

“Edhe unë kam qenë dëshmitar dhe kam qenë si komandant zone, sikurse komandantët Remi dhe Kadri Kastrati. Mendoj se gjithë këto fabrikime të ‘fakteve’ nga serbët, rusët dhe të tjerët nuk janë trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur që ato të hidhen poshtë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ish-komandanti i UÇK-së është shprehur i bindur se vendimi mund të ndryshojë në shkallën e apelit.

Ibishi ka sjellë si shembull rastin e dy ish-komandantëve kroatë, Ante Gotovinës dhe Mladen Markaçit, të cilët ishin dënuar në shkallën e parë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por më pas u shpallën të pafajshëm në apel.

“Përkundër aktakuzës, ku ajo propozoi masën prej 45 vjetësh për secilin, dënimi ra tash nga 180 vjet në 81 vjet. Por pritjet e mia janë që në Gjykatën e Apelit, si shkallë e dytë, do të vijë deri te rrëzimi i kësaj, sikurse në çështjen e dy liderëve të ushtrisë kroate, komandantit Gotovina dhe Markaçit. Ata, në Gjykatën e Apelit, pasi ishin dënuar me 24 vjet Gotovina dhe rreth 20 vjet Markaçi, u liruan. Pra, mendoj se edhe kjo çështje e ndërmarrjes së përbashkët, siç është rasti i akuzës ndaj liderëve tanë të UÇK-së në Hagë, do të bjerë gjithsesi, pasi që nuk ka fakte dhe nuk ekziston”, është shprehur Ibishi.

Duke folur për reagimet në Serbi pas aktgjykimit, Ibishi ka thënë se edhe atje kishte pritje për një vendim tjetër.

“Nga ana e serbëve ka pasur reagim se edhe atyre nuk iu realizua ajo që ata pretendonin, që këto pika për krime kundër njerëzimit të miratohen, ngase pretendonin se ka pasur krime sistematike të të drejtave të njeriut, në vrasje, tortura etj., duke aluduar në komunitetin serb, gjë që nuk është e saktë”, ka thënë ai.

Në fund, Ibishi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që, pavarësisht të drejtës për të shprehur pakënaqësinë, çdo protestë të jetë e qetë dhe institucionet të lihen të kryejnë përgjegjësitë e tyre.

“Apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës që, përkundër të drejtës sonë për të demonstruar pakënaqësi, protestat duhet të jenë të qeta që liderët institucionalë…”, ka përfunduar Ibishi.

Ndryshe, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, mbi 41 muaj pas nisjes së procesit gjyqësor, më 16 shtator i shpalli fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Pas dëshmimit të 273 dëshmitarëve, dhe vlerësimit të gati 5.500 provave materiale, ata u shpallën fajtorë për katër akuzat për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, u dënuan me nga 25 vjet burgim.

Veseli, po ashtu ish-kryetar i Kuvendit, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Selimi, ish-deputet, me 13 vjet.

Në anën tjetër, të katërt u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë.

Të pafajshëm u shpallën edhe për një numër incidentesh specifike që ishin listuar në aktakuzë, brenda akuzave për krime lufte./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Haxhiu kujton Xhavit Hazirin në 28-vjetorin e rrëmbimit: Kërkimi ynë nuk do të ndalet

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

Bebe Rexha rrëfen kujtimet e fëmijërisë në Maqedoni

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën