Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprën e ‘Vetgjyqësisë’.
I njëjti dyshohet se në tri raste ia ka bllokuar hyrjen një kompanie, pasi pretendon se të njëjtit i kanë borxh.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje kurse rasti po hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i bllokuar hyrjen një kompanie në emër të një borxhi, që i dyshuari pretendon se kompania duhet t’ia paguaj. I njëjti, dyshohet se kështu ka vepruar edhe dy herë të tjera. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.