Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani, i cili ishte duke qëndruar në një shtëpi strehuese në fshatin Dardani të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, i mituri është larguar nga shtëpia më 1 nëntor 2026 dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.
Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të tij.
“Sipas informatave të pranuara, i mituri është larguar nga shtëpia, në fshatin Dardani të Ferizajt, më 01 .11.2026. Deri më tani, nuk ka informacione për vendndodhjen e tij. Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia publikom fotografinë dhe të dhënave të tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçarit, t’i njoftojnë autoritetet në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
“Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij”, theksohet në njoftim./teve1.info/







