TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I mbijetoi pritës, por u zu rob lufte nga ushtria serbe – rrëfimi i Samet Ballazhit

Me 14 dhjetor të vitit 1998, grupi i udhëhequr nga komandant Mujë Krasniqi, kishte rënë në një pritë të forcave serbe. Tek “Likenet” në Gorozhup të Pashtrikut, dëshmorë ranë 41 ushtarë të UÇK-së, ndërsa 9 prej tyre u zunë rob lufte. Në mesin e tyre ishte edhe Samet Ballazhi, i cili për Tëvë1, ka rrëfyer të gjitha detajet e kësaj ngjarje.

by Fidan Zejnullahu
11 muaj ago
58 1
A A

13 dhjetori i vitit 1998 i gjeti në Cahan të Krumës.

E mbrëmjen e asaj të diele, morën rrugën për në Kosovë.

Karavanit të 150 ushtarëve të lirisë, po i printe Mujë Krasniqi, i njohur si komandant “Kapuçi”

“Kena marshua nga Cahani për në Pashtrik në Kosovë, të ngarkuar me një peshë diku rreth 40 kg me municion e armatim. Pas orës 12 të mesnatës, kemi rënë në pritë”, tregoi i mbijetuari i sulmit, Samet Ballazhi.

Më të arritur tek “Te Likenet” në Gorozhup të Pashtrikut, u dëgjuan krismat e para.

Kwtu edhe u kuptua qw grupi kishte rënë nw një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Kjo bëri që Mujë Krasniqi, t’u kthehet edhe një herë ushtarwve për konsultim.

“Bora ishte diku një metër dhe acar i madh. Pararoja vetëm se kishte rënë në pritën e forcave serbe, ku vritet Qenë Qena, me urdhrin e komandant Mujës, jemi kthyer diku 100-150 metra prapa dhe jemi ndal dhe në konsultim nga do të shkojmë a do të kthehemi apo do të vazhdojmë, morëm vendim të kthehemi prapa. Forcat serbe i kishim 15-20 metra pas shpines, dhe kur kemi filluar të marshojmë sërish për në Shqipëri, kanë filluar gjuajtjet me granata dore, mitrolezë, kallashnikovë, snajperka. Luftimet kanë zgjatur 5-6 orë, disa u vranë, disa u plagosën, disa u tërhoqën”, deklaroi ai.

Nga dëshmorët e parë që ranë në këtë betejë, ishte Veli Ballazhi.

Por, kushëriri i tij, Sameti, nuk e pati këtë fat.

Ky i fundit, ishte në mesin e 9 ushtarëve të UÇK-së, të cilët u zunë rob nga forcat serbe.

“Gjatë luftimeve unë plagosëm me granatë dorë dhe mbes pa vetëdije, pastaj kur jam çua, e kam pa që forcat serbe na kishin arrestuar. – E kishin dhezë një zjarr me ata që i kishin arrestuar me herët. Serbët ma kanë lidh varrën për shkak të gjakderdhjes dhe nga aty na kanë dërguar në burgun ushtarak të Prizrenit ku kemi qëndruar tri ditë dhe nga aty na kanë dërguar në burgun ushtarak të Nishit”, deklaroi ai.

Ballazhi për Tëvë1, ka thënë se në situatat e tilla, vdekja ishte më e lehtë.

“Në ato momente të luftimit, i kërkoja Zotit të më godiste plumbi më shpejt e të pushoj, sepse ishte lodhje e madhe, ftohti dhe nuk e paramendonim të na kapnin të gjallë”.

Më pas, fillimisht në Prizren e më pas edhe në burgun ushtarak të Nishit, 9 ushtarët e lirisë i përjetuan trajtimet me çnjerëzore.

“Një gardian i burgut (në Nish) tha: Ballazhi, mbledhi teshat se duhet me iu largua nga këtu. Unë e pyeta ku jemi duke shkuar? Tha po ju çojmë me ju pushkatua. Mu mu qesh, i thashë ma mirë me na pushkatua sesa me nejt me juve. Atëherë na lidhen dhe na hipën në autobus”.

9 ushtarët e zënë rob, mes tyre edhe një grua, u liruan vetëm falë një marrëveshje për këmbimin e robërve të luftës.

Share8Tweet5

Postime të ngjashme

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën