TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I jepet lamtumira e fundit kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trupi i Navalnyt do të mbahet edhe dy javë për “analiza kimike”

Nën masa të rrepta sigurie, mijëra rusë i dhanë lamtumirën e fundit në Moskë politikanit të opozitës, Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana të paqarta dy javë më parë në një burg në Arktik. Funerali pasoi një betejë të aleatëve të zotit Navalny me autoritetet e Kremlinit për të marrë trupin dhe organizuar ceremoninë e varrimit të kritikut më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin.

Në ceremoninë e varrimit mijëra rusë brohoritën emrin e kritikut të njohur të Kremlinit dhe thanë se kurrë nuk do t’i falin autoritetet për vdekjen e tij.

Prindërit e zotit Navalny morën pjesë në shërbesën ku u lejuan vetëm pak njerëz, në një ceremoni që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Gruaja e zotit Navalny, Yulia Navalnaya, me të cilën ai ka dy fëmijë, nuk mori pjesë në ceremoni, sepse ajo ndodhet jashtë Rusisë.

“Nuk di si të jetoj pa ty, por do të bëj të pamundurën të të bëj të lumtur dhe krenar. Nuk e di nëse do ia dal, por do të përpiqem”, shkroi ajo në rrjetet sociale pas varrimit.

Një prift ortodoks udhëhoqi ceremoninë e shkurtër të lutjeve, ndërsa jashtë qëndronin mijëra njerëz që nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në ceremoni.

Pas largimit të arkivolit jehonin thirrjet e pjesëmarrësve se “Rusia do të jetë e lirë”, “Jo luftës”, “Rusia pa Putnin” dhe “Putini është një vrasës”.

“E ndjej trysninë, por këtu ka aq shumë njerëz, prandaj nuk shqetësohem. Nuk frikësohemi kur jemi të bashkuar”, thotë Kamilla, një pjesëmarrëse në funeral.

“Jam këtu sepse ai është personi që zgjoi interesimin tim për politikën. Ai ishte frymëzim për ata që janë mbledhur këtu dhe të tjerët që nuk mund të vinin”, thotë një pjesëmarrës tjetër në funeral, raporton VOA.

Më shumë se një çerek milioni njerëz ndoqën drejtpërdrejt funeralin përmes kanalit në Youtube të zotit Navalny, i cili është i bllokuar në Rusi.

Kritiku më i ashpër i Presidentit Putin vdiq në moshën 47 vjeçare në një burg në Arktik më 16 shkurt, ku po vuante një dënim 19 vjeçar.

Mbështetësit e tij thonë se ai është vrarë nga autoritetet, por Kremlini mohon të ketë dorë në vdekjen e tiJ.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Tiranë, dita e 135-të e protestës kundër Qeverisë Rama

Tiranë, dita e 135-të e protestës kundër Qeverisë Rama

Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën