TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I groposur e i fshehur nën dërrasa, flasin familjarët e të ndjerit se si u gjet trupi i të vrarit në Baicë të Lipjanit

Të hënën, në Baicë të Lipjanit u gjet një trup i pajetë në një arë me misër. Atje, dyshohet se 59 vjeçarin Enver Bajraktarin e varrosën në një gropë dy metra thellësi një kilometër larg shtëpisë së tij në kohën sa kishte dalë për kullosje e lopës. Sipas familjarëve i ndjeri nuk kishte problem me askënd. Policia për këtë rast ka intervistuar katër dëshmitarë.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

Në mesin e kësaj are me misër në Baicë të Lipjanit, u gjet trupi i Enver Bajraktarit.

59 vjeçari u zbulua një kilometër larg shtëpisë së tij në një gropë që ishte afër 2 metrave e thellë.

Sipas familjarëve, për herë të fundit u pa të dielën rreth orës 16:00.

E krejt dyshimi i zhdukjes nisi kur në shtëpi u kthye lopa që e kishte marrë për kullotje por jo edhe 59  Bajraktari bashkë me të.

Familjari i të ndjerit, Besnik Bajraktari tregon se ky vend u lokalizua pasi në kamerat e sigurisë së shtëpive për-rreth shihet herën e fundit në këtë pjesë.

“Përmes kamerave të shtëpisë së vëllait të tij, lëvizja e fundit që është pa ka qenë afër një shtëpie, pastaj në bazë të asaj janë ardhë e kanë lyp qetu ne teren. Te gjurmët e tij kanë ardhur përmes shtagës që e ruan lopën, pastaj janë pa shenja të ngrehje zhag dhe përmes atyre janë shkua te gjurmët e tij”, ka thënë familjari i Bjaraktarit.

Bajraktari thotë se ishte vështirë gjetja e tij sepse trupi u mbulua me dërrasa, e pastaj u mboll edhe misër mbi dheun në vendin e ngjarjes.

Madje tereni në atë pjesë ishte i vështirë edhe për ecje.

“Përmbi ka qenë misri i mbjelltë, pastaj ka pasur dërrasa dhe kur i kanë heqë ato kanë pas qe u kanë trup i njerit”, është shprehur tutje familjari.

Ai thotë se nuk dinin për ndonjë problem të viktimës.

Për rastin, Policia e Kosovës thanë se janë intervistuar katër dëshmitarë dhe rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”, kanë thënë nga Policia.

Që po vazhdojnë hetimet kanë thënë edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me rastin  e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë

Enver Bajraktari nga fshati Baicë i komunës së Lipjanit fillimisht u raportua si i zhdukur dhe u kërkua ndihmë për gjetjen e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas incidentit në Tivat, Demokratët Evropianë akuzojnë Vuçiqin për retorikë nacionaliste dhe presion ndaj Malit të Zi

Pas incidentit në Tivat, Demokratët Evropianë akuzojnë Vuçiqin për retorikë nacionaliste dhe presion ndaj Malit të Zi

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, i vjen mirë që pa “përkushtim për normalizim dhe pajtim”

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, i vjen mirë që pa “përkushtim për normalizim dhe pajtim”

​Dita Botërore e Mjedisit

KF Shkëndija kërkon rishqyrtimin urgjent të vendimit të FFM-së, paralajmëron tërheqje nga futbolli

KF Shkëndija kërkon rishqyrtimin urgjent të vendimit të FFM-së, paralajmëron tërheqje nga futbolli

Perez premton një goditje rekord, 150 mln euro investim: Do jetë i kalibrit Ronaldo

Perez premton një goditje rekord, 150 mln euro investim: Do jetë i kalibrit Ronaldo

FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botërorit 2026

FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botërorit 2026

Futbollistet e Kosovës sonte kundër Kroacisë, në rrugën drejt Botërorit

Futbollistet e Kosovës sonte kundër Kroacisë, në rrugën drejt Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën