TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I futi në borxh me fajde e bixhoz – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një qytetari në Prizren

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
I futi në borxh me fajde e bixhoz – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një qytetari në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili gjendet në paraburgim që nga 9 dhjetori 2024, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale të fajdes dhe organizimit të bixhozit.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës nga shtatori 2023 e në vazhdim, F.Sh. ka përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të një viktime, të cilit fillimisht i kishte huazuar 70 mijë euro me kushte të rënda kthimi dhe me kamatë të lartë.

Kur viktima nuk kishte mundësi të kthente borxhin, F.Sh. kishte vazhduar t’i siguronte shuma shtesë parash me kamata që varionin nga 15% deri në 20%, përfshirë 10 mijë euro me 15% kamatë, 5 mijë euro me kamatë 3 mijë euro për gjashtë javë, dhe disa herë të tjera me kushte të ngjashme.

Në gusht të vitit 2024, i pandehuri u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës teksa po merrte 5,000 euro nga viktima. Sipas aktakuzës, viktima kishte paguar gjithsej 14,600 euro në bazë të kamatës dhe ende i mbeten edhe 21,400 euro të papaguara.

Gjithashtu, aktakuza e ngarkon F.Sh. me organizim të bixhozit, ku thuhet se ai ia kishte mundësuar një personi tjetër, A.Z., të merrte pjesë në lojëra të fatit, duke i dhënë fillimisht 20 mijë euro dhe më pas duke e futur në borxh prej 70 mijë euro të tjera.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit të çështjes dhe vlerësimit të provave, i pandehuri F.Sh. të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin.

Tags: aktakuzfjadeProkuroria SpecialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën