Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në burgun e Dubravës pas një mosmarrëveshje një i burgosur ka sulmuar të burgosurin tjetër.
Rasti është lajmëruar nga zyrtarët korrektues, ndërsa i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, shkruan teve1.info
“Burgu i Dubravës 23.04.2023 – 22:20. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një i burgosur mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull kosovar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.