TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I akuzuari në rastin për 400 kg kokainë: Në ditën kritike s’kishte asgjë ndryshe nga procedurat e zakonshme

by teve1
3 muaj ago
0
A A
I akuzuari në rastin për 400 kg kokainë: Në ditën kritike s’kishte asgjë ndryshe nga procedurat e zakonshme

Në gjykimin për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten dha mbrojtjen i akuzuari Fehmi Bytyqi, i cili deklaroi se dita kritike ishte si gjithë të tjerat dhe nuk kishte asgjë ndryshe.

Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni njoftoi se është ndërruar përbërja e trupit gjykues, me arsyetimin se anëtari i trupit gjykues Valon Kurtaj është avnacuar në Gjykatën e Apelit, ndërsa do të zëvendësohet me gjyqtarin Lutfi Shala.

I akuzuari Bytyqi deklaroi se procedurat doganore nga momenti kur kishte marrë mallin në Portin e Durrësit dhe kontrollet në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), marrin një kohë afërsisht tetë apo nëntë orë, ndërsa theksoi se nuk kishte asgjë ndryshe nga procedurat që ndiqte çdo herë ose të ketë marrë ndonjë udhëzim.

“As nuk kam ndryshu, as s’kam marrë udhëzim tjetër, ka qenë ditë e zakonshme”, tha i akuzuari Bytyqi.

Lidhur me proceduren e incizimit të mallit, i akuzuari Bytytqi tha se aty ishin prezent zyrtarë doganorë, shpeditor dhe shoferë.

“Personat zyrtarë të Doganës, shpeditera dhe shoferë aty”, tha Bytyqi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Ndryshe, bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.

I akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në Vushtrri

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri një autobus, 6 të vdekur në Zvicër

Përfshihet nga zjarri një autobus, 6 të vdekur në Zvicër

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën