TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hysni Gucati kthehet në Kosovë

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Hysni Gucati kthehet në Kosovë

Hysni Gucati u lirua të martën nga Gjykata Speciale. Ai u kthye në Kosovë, fillimisht në zyret e EULEX-it, e më pas u mirëprit nga qindra qytetarë në fshatin e tij në Morinë të Skenderajt.
Kjo është përshëndetja e tij e parë në liri.

Hysni Gucati nga selia e EULEX-it po niset drejt vendlindjes.

E në fshatin Morinë të Skenderajt të martën kishte festë.

Andaj flamujt kombëtar e ata me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës valonin gati në secilën shtëpi.

Gjitha këto përgatitje u bën për Hysni Gucatin, i cili me gëzim u drejtua për në shtëpinë e tij në Morinë të Skenderajt.

E për ta mirëpritur ish kryetarin e OVL-UÇK-së, bashkëfshatarët dolën në hyrje të fshatit.

Së bashku u nisën për tek shtëpia ku po e priste familja e ngushtë të sapo liruarin nga Gjykata Speciale.

Për të ëmën e Hysni Gucatit, kjo ishte dita më e lumtur. Por, ajo në këtë ditë pati edhe një lutje.

‘’Kurrë ma gëzueshëm s’jam kanë. InshAllah edhe ata vijnë sa ma shpejt. Për nanë e babë, zemra gjithë është njëjtë për evlad.

Gëzimin me familjarët erdhën ta ndajnë edhe qindra persona që erdhën për ta vizituar Gucatin.

Megjithatë ardhja e tij gjatë së martës sipas familjarëve ishte e papritur.

“Ne kemi qenë të përgatitur për nesër për ardhjen e tij, sot na ka ndodhë paritë mirëpo sido që të jetë ai është kthy i lirë në gjirin familjar, të miqve e shokëve dhe krejt Kosovës”, tha Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit.

Edhe djali i axhës së Gucatit shpreh emocionet që ndjeu me ardhjen e Hysniut.

“I mangët është lirimi i tij kur i ka shokët tjerë atje. Po deshtë Zoti edhe për ta sa ma herët bëhet lirimi i tyre”, tha Avdi Gucati, djali i axhës së Hysniut.

Për ta vizituar, në odën e Gucatit erdhën ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku me ish bashkë luftëtarë, e të mbijetuar të masakrave anë e mbanë Kosovës.

“Gëzim më të madh s’kemi pas e pa drejtësi po na i mbajnë tanë, e ishalla ju ka çelë rrugën ky e tjerët vijnë tanë ren”, u shpreh Milazim Thaçi, i mbijetuar i masakrës së Izbicës.

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan të martën se kanë modifikuar dënimin ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, duke i mundësuar atij lirimin nga burgu, nën disa kushte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën