TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hyseni: Kurti është manipulues i shkëlqyeshëm

by TËVË 1
4 vjet ago
0
A A

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka vazhduar dialogun ku ka qenë më herët dhe sipas tij kryeministri mashtron vazhdimisht në opinion. Madje Hyseni ka thënë se Kurti është një manipulues i shkëlqyeshëm.

“Kurti e ka bërë pikërisht të kundërtën, ai nuk e ka vazhduar dialogun aty ku kemi lënë ne, po flasim për marrëveshje, ai u kthy ka fol për targat ka fol për rrymë. Kurti e ka bërë të kundërtën dhe mua nuk më lë përshtypje çka ka thënë Kurti, sepse Kurti mashtron vazhdimisht në opinion, është një manipulues i shkëlqyeshëm dhe unë ja jap dorën për atë punë, sepse është inteligjent, d.m.th. di me manipulu masën, di madje edhe të pavërtetën me shitë si të vërtetë”, u shpreh Hyseni.

Sipas Hysenit, njohja nga Serbia do të vijë me ose pa dëshirën e saj, por do të vonohet faji i kryeministrit Kurti.

“Kurti, sot e ka një shancë ideale që ta shtyjë përpara planin franko-gjerman dhe ta nxjerrë më të mirën nga ajo si një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes. Njohja do të vijë nga Serbia, deshti s’deshti Serbia do të vijë. Por, tani do të vonohet faji i Kurtit, për fajin e gjendjes në veri ajo e ka kthyer situatën në pikën zero”, deklaroi Hyseni.

Se pse Kurti nuk u takua me Bliken, ai thotë se kryeministri ka lënë një shije të keqe dhe për këtë ka bllokadë nga Administrata Amerikane.

“Unë po shpresoj të jetë punë agjendash, por ka lënë shije të keqe dhe ashiqare e ka një bllokadë te Administrata Amerikane karshi përfaqësuesve të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Kjo është evidente dhe vetëm i verbëri nuk e sheh. Nuk është vështirë që kjo të konstatohet, duhet të shqetësohemi dhe duhet të bëjmë analizë me themel se pse ka ardhur deri këtu, cilët janë shkaktarët që kanë ardhur deri këtu”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Për gjashtë kushtet të cilat i ka vendosur kryeministri Kurti për asociacionin, ai i quan qesharake, sepse sipas tij, pesë prej tyre janë në tavolinë të bisedimeve.

“Besoj që nuk kanë çare pa e themelua Asociacionin. Unë gjashtë kushtet e Kurtit i kam quajtur qesharake, sepse pesë prej atyre kushteve janë në tavolinë të bisedimeve, nuk ka nevojë Kurti t’i përcaktoj, i kemi përcaktuar ne herët edhe zoti Thaçi edhe zoti Mustafa edhe zoti Hoti edhe unë gjatë dialogut. Vetëm një kusht nuk ka qenë aty, ai i grumbullimit të armëve, dhe ky është kusht qesharak. Ky është me të ardh keq që ke një ministër të tillë, sepse ky ia jep të drejtën Beogradit të vendos a do t’i dorëzojnë qytetarët e Kosovës armët ilegale a po jo. Ajo është çështje e ligjit është obligim i kryeministrit që t’i mbledh të gjitha armët që nuk kanë leje për posedim”, është shprehur ai.

 

Tags: albin kurtiAsociacioniskender hyseni
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Deputeti i PDK-së: Çitaku, kandidate e mundshme për kryetare të partisë

Çitaku thirrje Kurtit për reflektim: Nuk e ke shumicën

Vlora Çitaku pjesë e grupit punues për strategjinë shtetërore nga Kuvendi i Kosovës

Maqedonci: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Maqedonci: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidenti i Malit të Zi vizitë në Kosovë

Presidenti i Malit të Zi vizitë në Kosovë

KB Peja ndanë rrugët me trajnerin dhe përforcimet

KB Peja ndanë rrugët me trajnerin dhe përforcimet

Rama shpërblen policët e angazhuar në protesta me nga 2,500 euro, u premton rritje pagash

Rama shpërblen policët e angazhuar në protesta me nga 2,500 euro, u premton rritje pagash

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Muriqi, kandidat për “Këpucën e Artë” në Turqi

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Deputeti i PDK-së: Çitaku, kandidate e mundshme për kryetare të partisë

Eurodeputetët dënojnë dhunën në protestat në Shqipëri, kërkojnë hetim për përdorimin e forcës policore

Eurodeputetët dënojnë dhunën në protestat në Shqipëri, kërkojnë hetim për përdorimin e forcës policore

Çitaku thirrje Kurtit për reflektim: Nuk e ke shumicën

Vlora Çitaku pjesë e grupit punues për strategjinë shtetërore nga Kuvendi i Kosovës

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Championsi vazhdon në mesjavë me dy derbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën