TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, të martën, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka komentuar një deklaratë të tij të mëhershme që ngjalli debat gjatë përballjes me kandidatin e LDK-së për këtë komunë, Ekrem Hyseni, ku gjatë një emisioni të mëparshëm, Bulliqi i kishte kërkuar Hysenit që të dëshmonte përmes një fotografie se vëllai i tij është invalid lufte.

Bulliqi ka sqaruar qëndrimin e tij, duke theksuar se fjalët i janë keqinterpretuar dhe se sipas tij, kjo deklaratë u interpretua nga Hyseni si mosrespekt ndaj viktimës dhe u përdor për viktimizim politik.

Ndërkohë, të mërkurën në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Ekrem Hyseni i është kundërpërgjigjur Bulliqit, duke thënë se deklarata nuk është keqinterpretuar, por ka treguar se për disa persona gara politike është mbi gjithçka.

“Për dikë mund të jetë viktimizim, sepse për dikë gara politike është mbi të gjitha, por për ne jo. Për ne ka moral në garë. Kur quhet viktimizim, unë po them që populli e kujton atë periudhë me shumë vuajtje dhe dhimbje, sepse nuk është pjesë e historisë që duhet harruar apo trajtuar në mënyrë të lehtë. Kjo deklaratë tregon arrogancë dhe mungesë ekstreme të ndjeshmërisë për një situatë që është pjesë e lavdishme e historisë. Nuk është keqinterpretim diçka që është thënë publikisht dhe është e regjistruar nga kamerat. Ajo ka qenë një deklaratë reale, në një moment kur dikush e sheh garën përtej çdo vlere njerëzore, në një situatë që e ka prekur gjithë vendin”, ka thënë Hyseni.

I pyetur nëse pret një kërkim falje nga Bulliqi, Hyseni është shprehur:

“Unë mendoj që ai që e thotë këtë, dhe që vazhdon ta trajtojë kështu, pa fije respekti dhe pa dhembshuri, nuk tregon as njerëzi e as humanizëm. Situata të tilla kërkojnë trajtim me ndjeshmëri. Por ne kemi parë që deklaratat e tilla kanë vazhduar edhe më tutje. Kjo është diçka për të cilën nuk dua të merrem më tej, sepse vlerësoj që rëndësi ka kush po e thotë”.

Bulliqi sqaron deklaratën për vëllain e Ekrem Hysenit: Konteksti u deformua, s’kishte qëllim ofendimi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën