Kryeministri i vendit, Albin Kurti po cilësohet si fajtor që Qeveritë e kaluara nuk kanë munduar të zbatojnë disa nga marrëveshjet e nënshkruara. Kështu vlerëson, ish-kryenegociatori, Skender Hyseni.
Hyseni thotë se Kurti ka refuzuar çdo gjë gjatë kohës sa ka qenë në opozitë.
“Albin Kurti ka refuzuar çdo gjë që nga refuzimi i shpalljes së pavarësisë. Dhe Albin Kurti është në masë të madhe fajtor anësor që Qeveritë e kaluara kanë dështuar të zbatojnë disa nga marrëveshjet”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Duke folur për planin franko-gjerman, ish-ministri i Jashtëm theksoi se Kosova ka pranuar këtë marrëveshje sepse “s’ka pas qare”.
Ai po ashtu shtoi se kryeministrin Kurti nuk do ta kritikojë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, por për terrenin, siç thotë ai, që e ka shtruar që një marrëveshje e tillë të vie në tavolinë.
“Ne e kemi pranu këtë marrëveshje dhe besoj më duket njësoj edhe Serbia, por ma pak lehtësi, se s’kemi pas qare…në kontekst të asaj s’kemi pas qare, unë kujtoj se kjo është një marrëveshje e mirë dhe hap shumë i madh në drejtimin e duhur, dhe e kryen pjesën më të madhe të punës…unë asnjëherë për gjatë gjithë jetës time që më ka mbetë nuk do ta kritikojë Albin Kurtin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, por gjatë gjithë jetës time do ta kritikojë fort për faktin që e ka shtruar terrenin që të vijë një marrëveshje e tillë në tavolinë, por jo pse e ka nënshkruar këtë marrëveshje”, u shpreh Hyseni. /Teve1.info/