TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hysaj beson se mund të jenë befasia e Evropianit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hysaj beson se mund të jenë befasia e Evropianit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj beson se Shqipëria mund të jetë befasia e “Euro 2024”, turne që nis të premten dhe mbahet për një muaj në Gjermani.

Hysaj në konferencën për shtyp të hënën ka thënë se Shqipëria do të tentoj të avancoj nga faza e grupeve dhe se mund të përballet me secilin kundërshtar.

Shqipëria bën pjesë në Grupin B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, kundërshtar që Hysaj i vlerëson lart.

Megjithatë, futbollisti i Lazios ka folur për ndeshjen me Italinë, të cilën Shqipëria e luan të shtunën në Dortmund. Sipas tij, Italia është shumë e fortë pasi në radhët e veta ka lojtarë të mirë, të cilët Hysaj i njeh mirë pasi është përballur me ta në Serie A.

Ai ka thënë se të gjithë futbollistët e Shqipërisë kanë besim dhe janë të vendosur për një paraqitje dinjitoze në këtë ngjarje.

Po ashtu, Hysaj ka shtuar se ekipi ka punuar mirë gjatë këtyre përgatitjeve dhe në miqësoret e luajtura javën e shkuar, Shqipëria tregoi se është në formë të mirë.

Shqipëria zhvilloi ndeshje testuese me Lihtenshtajnin dhe Azerbajxhanin, kundërshtarë që i mposhti me rezultatin 3:0, përkatësisht 3:1.

Për Shqipërinë, kjo do të jetë hera e dytë që paraqitet në Evropian pas vitit 2016 ku u eliminua në fazën e grupeve me një fitore dhe dy humbje pas tri ndeshjeve të luajtura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën