Numër i madh i qytetarëve libanezë të zhvendosur kanë filluar të kthehen në Libanin jugor, pas arritjes së armë pushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Autostrada kryesore midis Bejrutit dhe jugut është bllokuar nga makinat e shumta me njerëz dhe valixhe që po kthen në shtëpitë e tyre, raporton BBC.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha të martën se qeveritë e Izraelit dhe Libanit kanë pranuar një propozim për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 4 të mëngjesit.
Në muajt e fundit, konflikti është përshkallëzuar, pasi Izraeli është duke e bombarduar pareshtur jugun e Libanit, periferitë jugore të Bejrutit dhe Luginën Beka, duke vrarë shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe duke dërguar trupa tokësore përtej kufirit.
Nga ana e tij, Hezbollah ka hedhur raketa më thellë brenda Izraelit.
Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 3.760 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.