Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se në Kosovë duhet të ketë dialog punëdhënësi me punësuarin, sepse sipas tij, duhet të ketë marrëveshje në mes të dyja palëve që të kenë mbështetje.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Herët” në Tëvë1, ai tha se ka punëtorë të padeklaruar që punojnë në shumë vende dhe se siç tha ai, nuk ka informacion se sa orë në ditë punojnë.
“Unë kam thënë edhe në shumë vende kur kemi pasur dialog me punëdhënësit, kam thënë se është mirë që punëdhënësi të të bëjë marrëveshje me punësuarin sepse ai e din më mirë se çfarë kërkon punë dhe të bëhet një marrëveshje që punëtori ta mbështet punëdhënësin për punën që e bënë, dhe kjo kishte me qenë shumë më e mirë për arsye se punëdhënësi do ti ketë benefitet e veta për punën që dmth e bënë punëtori.
Kemi punë të padeklaruara që punojnë njerëzit në vende të ndryshme, ne nuk kemi asnjë informacion sa orë punojnë u përmend Franca 35, ai punon diku nga mëngjesi deri në mbrëmje në një shtëpi që dmth për tri ditë i arrin ato dhe nuk e merr pagën e duhur”, tha Hykolli.
Ndërkohë, Hykolli ka theksuar se të punësuarit në Kosovë, jo shumë herë i raportojnë shkeljet që iu bëhet atyre, ngase siç thotë ai, frikohen që mund t`a humbin punën e tyre.
“Të punësuarit në Kosovë jo shumë herë i raportojnë këto gjëra për arsye se nga frika që e humb punën dhe kjo është ajo që ne kemi telashe që të raportohet çdo shkelje e jona, dmth ne mund të kemi edhe shpifje të ndryshme dhe punëtori frikohet nga ajo dhe krejt kjo është që punëtori heziton të raporton për shkeljet që i bëhet, një marrëveshje kolektive që e kemi shumë afër, një pagë minimale, sigurimi, pagesa e lehonisë”, deklaroi Hykolli./teve1.info/