TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

by Teve1
4 javë ago
3
A A
Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal te Prokuroria lidhur me gjendjen në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës, e cila prej ditësh është përfshirë nga zjarri.

Bajrami ka kërkuar hetim për përgjegjësinë e institucioneve dhe zyrtarëve përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e deponisë.

“Sot, përmes postës elektronike, në cilësinë e deputetes së zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dorëzuar kallëzim penal Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, lidhur me gjendjen alarmante në deponinë e mbeturinave në Sferkë, Komuna e Pejës. Prej pesë ditësh deponia regjionale është përfshirë nga zjarri, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Por rreziku nuk ka filluar me zjarrin. Për më shumë se një dekadë, pas përfundimit të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së deponisë nga kontigjenti italian i  KFOR-t, mbeturinat e pesë komunave nuk janë trajtuar sipas standardeve sanitare të një deponie. Ato nuk janë groposur dhe as mbuluar me dhe, duke krijuar një grumbull gjigant mbetjesh që prej vitesh ndot ajrin, tokën dhe ujërat, ndërsa sot, për shkak të zjarrit, po lirohen sasi të mëdha tymi dhe substanca të rrezikshme që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, shkroi Hykmete Bajrami.

“Aktualisht, deponia menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), aksionar i vetëm i së cilës është Qeveria e Republikës së Kosovës. Përmes këtij kallëzimi penal kam kërkuar që Prokuroria të hetojë përgjegjësinë e operatorit aktual të deponisë, por edhe përgjegjësinë e institucioneve dhe zyrtarëve që kanë pasur kompetenca për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e saj ndër vite, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe institucione të tjera që mund të kenë pasur përgjegjësi. nKam kërkuar që Prokuroria të zhvillojë hetime të plota për të sqaruar përgjegjësinë për rrezikimin e shëndetit publik, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, ndotjen dhe dëmtimin e mjedisit, si dhe për të hetuar nëse ka pasur mosveprim apo keqpërdorim të detyrës zyrtare nga personat përgjegjës. Asnjë institucion nuk ka të drejtë që me mosveprimet e tij të lejojë që qytetarët t’i ekspozohen për vite me radhë një rreziku të tillë.  E drejta për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mbrojtja e saj është detyrim ligjor i çdo institucioni. Pres që Prokuroria ta trajtojë këtë rast me prioritet, të zhvillojë hetime të plota dhe të sigurojë që çdo person apo institucion përgjegjës të përballet me përgjegjësinë që i takon sipas ligjit. Gjithashtu pres nga institucionet përgjegjëse të ndërmerren hapa konkret në sanimin e gjendjes deri në mbylljen e përhershme të deponisë”, theksoi Hykmete Bajrami.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

“Më shumë punë për heqjen e masave”, Rrustemi: Justifikim i ngërçit të vendimmarrjes në BE

Rrustemi mohon se ka lidhje me të arrestuarin që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ndalohet për 48-orë i arrestuari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

“InfoNata” 12.08.2026

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën