TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Husiq: Kosova të ndjekë shembullin e Bosnjës për statusin e viktimave të dhunës

nga teve1
4 Maj, 2025
1
A A
Husiq: Kosova të ndjekë shembullin e Bosnjës për statusin e viktimave të dhunës

Drejtoresha e organizatës “Medica Zenica, Sabiha Husiq ka thënë se qeveria në Kosovë duhet të mendojë për shembullin e Bosnje dhe Hercegovinës që të mos ketë kufizim kohor për aplikim për statusin e viktimës së dhunës seksuale.

Ajo e konsideron thelbësore një gjë të tillë, meqë thotë se nuk dihet asnjëherë se kur është gati një e mbijetuar që të aplikojë për pension.

Në një intervistë për KosovaPress, Husiq flet për drejtësi dhe rëndësinë e ndëshkimit të këtij krimi, për çka thotë se duhet të krijohet atmosferë e mirë që viktimat e dhunës seksuale të dëshmojnë atë që iu ka ndodhur.

Sabiha Husiq, e cila udhëheq organizatën më të vjetër të grave në Bosnje, thotë se të mbijetuarit e dhunës seksuale në BeH vazhdojnë të mbajnë të heshtur ngjarjen traumatike.

“Në këtë periudhë, mendoj se është shumë me rëndësi që qeveria të mendojë për shembullin tonë të mirë në lidhje me afatin për aplikim për pensionet në Kosovë. Në Bosnje, nuk ka kufizim kohor për të aplikuar për statusin e viktimave civile të luftës. Kjo është thelbësore, sepse nuk mund të dimë kurrë kur një e mbijetuar do të ndiejë se është gati të flasë dhe të aplikojë për status, ose në rastin tuaj për pension… Po ashtu, kur flasim për dëshmitë, bashkëpunimi me të mbijetuarat është shumë i rëndësishëm. Secili autor i krimit duhet të ndëshkohet, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur para dy apo tri dekadave. Është thelbësore të krijohet një atmosferë e mirë që të mbijetuarat të japin dëshmitë e tyre në bashkëpunim me të gjithë palët, OJQ-të dhe qeverinë ose sektorë të tjerë të qeverisë. Në Bosnje, kemi punuar vazhdimisht për të luftuar stigmatizimin e tyre. E dimë që jo vetëm të mbijetuarat, por edhe familjet dhe fëmijët e tyre janë përballur me forma të ndryshme të stigmatizimit. Duhet të rritet ndërgjegjësimi përmes kampanjave dhe trajnimeve, jo vetëm OJQ-të por edhe qeveria dhe institucione të qeverisë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të luftojnë kundër stigmatizimit për të mbijetuarat dhe anëtarët e familjeve”, thotë ajo.

Ajo thekson se shumë të mbijetuar kanë vendosur pas tri dekadave që të aplikojnë për statusin e viktimës së dhunës seksuale.

“Kjo do të thotë, se kemi raste kur për herë të parë kanë vizituar qendrën mjekësore dhe kanë kërkuar ndihmë dhe mbështetje. Së dyti, është shumë e rëndësishme të theksohet, se ne vazhdojmë të ndihmojmë dhe mbështesim të mbijetuarat për të aplikuar për statusin e viktimave civile të luftës. Situata ekonomike këtu është gjithashtu shumë e vështirë dhe e keqe. Disa të mbijetuara, pas tri dekadash, vendosën të aplikojnë për këtë status. Një nga arsyet pse kanë pritur kaq shumë kohë këtu në Bosnje është edhe stigmatizimi i tyre në familje. Ato janë përballur me ndjenjën e turpit vetëm, sepse nuk kanë dashur që ta transmetojnë traumën e tyre tek fëmijët”, thekson ajo.

Tutje ajo thotë se të mbijetuarit e dhunës seksuale duhet të rrëfejnë pa turp për ngjarjen traumatike.

“Kur flasim për drejtësinë, e para është që autorët duhet të ndëshkohen. Kjo është drejtësi për të mbijetuarat. Përveç kësaj, duhet të krijohen kushte që ato të japin dëshmi pa frikë. Është gjithashtu e rëndësishme që ato të marrin respekt përmes mundësisë për të aplikuar për status apo pension, kjo është një formë drejtësie për to. Të kenë kushte normale për jetë, pa u shqetësuar se kush do t’ua plotësojë nevojat bazike. Po ashtu, është e rëndësishme që të mbijetuarave t’u jepet hapësirë që të flasin pa turp për përvojat e tyre dhe të rikthejnë dinjitetin…Kjo është gjithashtu një formë drejtësie: që qytetarët dhe gjeneratat e reja të mësojnë nga përvojat e tyre. Të mësojnë se të mbijetuarat nuk urrejnë të tjerët nga grupe të ndryshme etnike – ato thjesht kanë të drejtën të tregojnë të vërtetën nga përvoja e tyre dhe të tjerët t’i dëgjojnë”, tha Husiq.

Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, siç thotë ajo, janë dhunuar seksualisht rreth 50 mijë gra e vajza të reja.

“Kur flasim për statistika, dua t’ju informoj se deri në 50 mijë gra janë përdhunuar dhe janë abuzuar seksualisht gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Disa statistika tregojnë se mbi 3 mijë burra gjithashtu janë përdhunuar dhe janë abuzuar seksualisht. Kur flasim për gratë, mendojmë edhe për fëmijët: vajza më e re e përdhunuar gjatë luftës ishte vetëm 11-vjeç. Deri më tani, mbi 1.500 gra dhe burra kanë arritur ta marrin statusin e viktimave civile të luftës, që nënkupton ndihmë financiare mujore dhe përfitime konkrete për rehabilitim”, përfundon ajo.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë.

Historitë e tyre nuk dihen pasi të mbijetuarit ende i druhen stigmës e paragjykimit dhe vazhdojnë të zgjedhin heshtjen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, jep detaje avokati i saj

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X