TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hungaria tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Hungaria tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Foto: Reuters

Qeveria e Hungarisë, të mërkurën ka njoftuar se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Masa u njoftua nga një zyrtar i lartë në qeverinë e kryeministrit Viktor Orban disa orë pasi lideri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet sipas një urdhër-arresti të ICC-së, mbërriti në Hungari për një vizitë shtetërore.

Në nëntor, gjyqtarët e ICC-së thanë se kishte “baza të arsyeshme” që Netanyahu mbante “përgjegjësi penale” për krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

ICC, një gjykatë globale, pjesë e së cilës është edhe Hungaria si një anëtare themeluese e saj, ka autoritetin të ndjekë penalisht të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Hungaria do të jetë vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të tërhiqet nga ICC.

Hungaria është një anëtar themelues i ICC, i cili numëron 125 shtete anëtare dhe do të jetë vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të tërhiqet prej tij.

ICC ishte një “iniciativë e respektueshme”, tha shefi i shtabit të Orban, Gergely Gulyas për agjencinë shtetërore hungareze të lajmeve MTI, por shtoi se ajo kishte devijuar nga qëllimi i saj fillestar dhe ishte bërë një organ politik.

Ai tha se urdhri i lëshuar kundër Netanyahut ishte i papranueshëm dhe se qeveria nuk dëshiron të marrë pjesë më në punën e gjykatës, ka raportuar BBC.

Hungaria tani duhet t’i dërgojë një njoftim me shkrim Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u larguar nga traktati, me tërheqjen që hyn në fuqi një vit më vonë, sipas nenit 127 të Statutit të Romës.

Në Evropë, disa vende anëtare të ICC-së thanë se do ta arrestonin liderin izraelit nëse ai shkelte në vendin e tyre, ndërsa të tjerë, si Gjermania, njoftuan se ai nuk do të ndalohej nëse do ta vizitonte.

Shtëpia e Bardhë kishte thënë se SHBA-ja hodhi poshtë vendimin e ICC-së dhe Netanyahu e ka vizituar vendin që nga lëshimi i urdhrit në nëntor. Vizita e tij në Hungari shënon udhëtimin e parë të Netanyahu në Evropë që atëherë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Snapchat pezullon mbi 400 mijë llogari të të miturve pas ndalimit në Australi

Snapchat pezullon mbi 400 mijë llogari të të miturve pas ndalimit në Australi

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga ANP “Adem Jashari”, thonë se numër i madh i qytetarëve të hënën kanë shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën