TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hungaria do të votojë në mars për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

nga tëvë1
22 Shkurt, 2023
0
A A
Hungaria do të votojë në mars për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë në fillim të marsit, thuhet në agjendën parlamentare të publikuar më 22 shkurt.

Debati parlamentar për pranimin e këtyre dy shteteve në aleancën ushtarake perëndimore do të zhvillohet javën e ardhshme dhe votimi – i ndarë për secilin shtet – do të mbahet nga 6 deri më 9 mars, thuhet në ueb-faqen e Parlamentit të Hungarisë.

Turqia dhe Hungaria janë dy shtetet e vetme të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar aplikimet për anëtarësimin e shteteve nordike. Që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës, duhet që parlamentet e

Hungaria ka sinjalizuar se pret që të miratojë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës, duke deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim.

Afati i fundit për ratifikim është shtyrë disa herë, dhe shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Hungaria fillimisht duhet të miratojë në Parlament disa reforma kundër korrupsionit, para se “Parlamenti të trajtojë çështjen e NATO-s”.

Opozita hungareze ka kritikuar partinë udhëheqëse Fidesz të Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

Orban, aleat i ngushtë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka insistuar që të mbajë raporte me Moskën, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Përderisa Orban ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që të kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i NATO-s ju kërkon anëtarëve të rrisin mbrojtjen për 400% për t’iu kundërvënë rrezikut rus

Shefi i NATO-s ju kërkon anëtarëve të rrisin mbrojtjen për 400% për t’iu kundërvënë rrezikut rus

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë bisedime tregtare në Londër

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë bisedime tregtare në Londër

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

Çfarë po ndodh me aktivistët e anijes “Madleen” të rrëmbyer nga Izraeli

Çfarë po ndodh me aktivistët e anijes “Madleen” të rrëmbyer nga Izraeli

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj për takimet e Kurtit me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj me kryesinë e PDK-së

Totaj për takimet e Kurtit me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj me kryesinë e PDK-së

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

“Info Nata” – 09.06.2025

“Info Nata” – 09.06.2025

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X