TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Humolli thotë se Qeveria nuk është e interesuar për zgjidhjen e situatës në veri

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Humolli thotë se Qeveria nuk është e interesuar për zgjidhjen e situatës në veri

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, nuk është i befasuar me situatën e krijuar në veri, ai thotë se Qeveria e Kosovës e ka zgjatur këtë situatë për qëllime të veta politike.

Sipas Humollit, situata në veri është kartë për Qeverinë, më mënyrë që të tregohet patriote për vendin.

“Ne s’kemi bërë luftë që të bëjmë hajgare me shtetin tonë. Sjellja e qeverisë në raport me veriun nuk është befasi shumë për mua, përkundrazi e ka shtyrë bukur shumë. Është kartë për me thënë se jam patriot, se për arsye që edhe këtë kartë e zgjedh ashtu siç janë marrë vesh partitë tjera politike, atëherë nuk e di se qysh më dikush mundet me i besua në kuptimin politik”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk ka mundësi që me u zgjidh drejt situata në veri, sepse Qeveria e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk janë të interesuar.

“Nuk ka mundësi që me u zgjidh drejt për arsye që nuk është i interesuar Vuçiqi e as qeveria jonë, por nuk janë të interesuar as Bashkësia Ndërkombëtare, sepse me zgjidh siç po mendon Vuçiqi dhe disa miq të Serbisë në Evropë, atëherë krijojnë kushte për luftë të re në Ballkan, janë probleme të tilla. Nëse shkon me zgjidh situatën me këtë kartë siç po thotë Serbia e çelin një rrugë të re që detyrimisht na çon në rrugë të re. Evropa nuk është e interesuar për luftë të re në Ballkan, për arsye që ka dëme të mëdha në ekonomi”, shtoi ai.

Sipas tij, situata e krijuar në katër komunat veriore është luftë politike mes Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Kjo është më shumë luftë politike mes Bashkësisë Ndërkombëtare, kjo luftë politike është mes  faktorëve të tyre, nuk është luftë politike mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovën dhe Serbinë qeta faktorët ndërkombëtarë janë duke i përdorur si kartë asgjë tjetër, për interesa politike e gjeostrategjike derisa të marrin vendime të prera për nevoja të tyre”, tha Humolli.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka si të dalë mirë, kur së pari ka prishur raportet me Shqipërinë.

“Kur kemi kësi klasë politike që e prish shtëpinë e vete, prishet me krejt vëllezërit e vet, atëherë qysh ka mundësi me dalë kanë mirë me dalë me armikun. U prish me krejt kategoritë, u prish me shqiptarët, shtetin shqiptar edhe me thënë po dal i fortë me Serbinë nuk ka mundësi”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: Fatmir HumolliQeveria e Kosovëssituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Trumpi: Shpëtuam shumë jetë në Kosovë

Fatmir Limaj pas përurimit të nënkalimit dhe parkinugut nëntokësor: Urime Malishevë

Fatmir Limaj pas përurimit të nënkalimit dhe parkinugut nëntokësor: Urime Malishevë

Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, Trump: Më në fund ja dolëm

Vdes një person në Prizren, ra nga muri mbi 6 metra i lartë pasi u godit nga vetura

Vendimi i Kushtetueses, Pozhari dyshon se Gjykata “s’e ka bërë punën ashtu për çka edhe është e thirrur”

Vendimi i Kushtetueses, Pozhari dyshon se Gjykata “s’e ka bërë punën ashtu për çka edhe është e thirrur”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X