TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Humolli thotë se biseda e Kusarit me Simiqin dëshmon se ka pasur koordinim mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Humolli thotë se biseda e Kusarit me Simiqin dëshmon se ka pasur koordinim mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se është e papranueshme që me përfaqësues të Listës Serbe të diskutosh për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë ai e dha duke komentuar bisedën e vitit të kaluar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiqin, bisedë kjo që u publikua këtë javë në media.

Humolli në emisioni “Ditari” në Tëvë 1 tha se cilido prej deputetëve që dje e ka votuar Ligjin për Pagën Minimale ka votuar siç ka thënë ‘krimineli serb’, duke ju referuar Milan Radojçiqit, i cili është në kërkim nga organet e drejtësisë në Kosovë dhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Biseda që është bërë me të nuk është fort tragjike. Por të diskutosh për temën e veteranëve është e papranueshme për mua. Ai nuk e ka përfaqësuar se paku grupin parlamentar që kam qenë unë(LVV)…vetëm mua nuk më ka përfaqësuar, por LVV-në e ka përfaqësuar. Kushdo prej deputeteve që dje e ka votuar pagën minimale që t’i largojë veteranët e luftës, ka votuar siç ka thënë krimineli serb. Dhe tash nuk kanë të drejtë të thonë nuk më ka përfaqësuar Mimoza. Ajo e ka përfaqësuar VV-në, e ka përfaqësuar kryeministrin, Kurti. Dmth nuk ka diskutim më. Mimoza vetë është deklaruar se e kam njoftuar (Kurtin), ajo ka thënë se e ka njoftuar për bisedat. Tash është e padrejtë me ju gjuajt vetëm Mimozës, pasi ajo e ka pasur mision, detyrë prej grupit që të sigurojë sa më shumë vota që t’i kalojë edhe ligjet që i pëlqejnë Serbisë”, u shpreh Humolli.

Ai tha se para largimit nga Vetëvendosje nuk ka qenë në dijeni për kontaktin që kishin zyrtarë e kësaj partie me përfaqësues të Listës Serbe.

Kujtojmë se në audioincizet e publikuara në media dëgjohet Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me Slavko Simiqin për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe çështjën e veteranëve të luftës. Në këto incizime Simiq përmend disa biseda të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Courtois mungon në “El Clasico”

Courtois mungon në “El Clasico”

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën