TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

by teve1
1 orë ago
0
A A
Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK), ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor dhe kulturor shqiptar.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues institucionalë, akademikë nga Kosova dhe Shqipëria, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës , Justina Shiroka Pula e ka cilësuar të ndjerin Qosja si zë i fuqisëhm i arsyes kritike dhe mbrojtës i së vërtetës.

“Akademik Qosja ishte më shumë se një shkrimtar. Ai ishte një institucion në vete, një zë i fuqishëm i arsyes kritike dhe një mbrojtës i palëkundur i së vërtetës. Humbja e tij nuk është vetëm humbje e letërsisë dhe kulturës sonë. Ajo përmban një humbje të madhe kombëtare, një zbrazëti që prek ndërgjegjen intelektuale të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Veprimtaria e tij shumëdimensionale si studiues, shkrimtar, kritik letrar dhe mendimtar publik përfaqëson arritje të rëndësishme të kulturës shqiptare bashkëkohore. Ai ndërtoi një opus të gjerë dhe të qëndrueshëm, i cili jo vetëm pasuroi fondin tonë shkencor e letrar, por edhe kontribuoi në frymëszimin e vetëdijes sonë kombëtare në periudha vendimtare historike. Trashëgimia e tij do të mbetet një udhërfyes i qëmuar, një pasuri e mendimit, e krijimtarisë dhe integritetit që do të vazhdojë të frymëzojë brezat që vijnë. Vepra e tij do të vazhdojë të jetë si një referencë e rëndësishme e dijes dhe si një burim frymëezimi për studiuesit, krijuesit dhe të gjithë ata që besojnë në fuqinë e mendimit të lirë. Akademik Qosja mishëroi në mënyrë të denjë figurën intelektuale të angazhuar, të përkushtuar ndaj së vërtetës dhe të palëkundur në mbrojtje të vlerave themelore të shoqërisë. Ai mbeti gjithmonë konsekuent në mendimin e tij, duke dëshmuar integritet të lartë dhe guxim qytetar edhe në rrethana kur fjala e lirë kërkonte sakrificë”, tha Shiroka Pula.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij vlerësoi lart kontributin shumëdimensional të Qosjes në kulturë, shkencë dhe çështjen kombëtare.

“Vepra e Rexhep Qosjes është një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare në shekujt XX dhe XXI. Ai u dallua si kritik letrar, eseist dhe intelektual publik, duke kontribuar në mënyrë të thellë në analizën e identitetit kombëtar, historisë dhe zhvillimit të letërsisë shqipe. Ai mbrojti vazhdimisht rëndësinë e kulturës si bazë të vetëdijes kombëtare dhe si instrument për emancipim shoqëror, duke ndikuar në formimin intelektual të brezave të tërë në hapësirën shqiptare. Qosja ishte modeli i intelektualit publik. Puna e tij shkencore ishte e pandarë nga angazhimi për identitetin kombëtar, shtetësinë e Kosovës dhe bashkimin shqiptar. Studimet e tij për rilindësit, sidomos vepra “Porosia e madhe” kushtuar poetit tonë kombëtar, Naim Frashëri, apo studimet për Asdrenin e të tjere, ndihmuan jashtëzakonisht shumë në formimin kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi…. Kur nisi shpërbërja e Jugosllavisë dhe u shtua shtypja mbi shqiptarët, Rexhep Qosja u bë zëri më i spikatur akademik e intelektual shqiptar. Ai denoncoi shtypjen jugosllave mbi kombëtarë, gënjeshtrat dhe propagandën e atyre intelektualëve serbë që do të shkruanin e përkrah një memorandumin famëkeq të Akademisë Serbe nga viti 1986 dhe që përgatitën terrenin për gjenocidet që Serbia do të ndërmerrte në vitet ’90-ta. Ai u bë zëdhënës i popullit të ndaluar, siç titullohej një prej veprave të tij të shumta, dhe kjo ishte një përmbledhje e polemikave të tij me intelektualët jugosllavë të kohës. ” , tha Kurti.

Kurse, sekretarja shkencore nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Anila Hoda, theksoi rolin e jashtëzakonshëm të Qosjes në jetën intelektuale shqiptare.

“Akademik Rexhep Qosja ishte një erudit i rrallë, një personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar dhe shkrimtar i mirënjohur. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e mendimit shkencor, letrar dhe politik të bots shqiptare. Për më shumë se gjysmëshekulli, ai ishte një zë i fuqishëm në jetën intelektuale dhe publike, duke u shndërruar në një nga figurat më përfaqësuese të vetëdijes sonë kombëtare. Ai njihet gjerësisht si një nga zërat më të fortë në debatet publike shqiptare, duke trajtuar me guxim dhe përgjegjësi çështje themelore të identitetit kombëtar, historisë, kulturës dhe zhvillimeve politike në Kosovë e Shqipëri. Angazhimi i tij qytetar dhe atdhetar për demokracinë, shtetin ligjor dhe marrëdhëniet ndrëshqiptare u shpreh përmes një veprimtarie të gjerë studimore e publicistike. Si drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, profesor Rexhep Qosja kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e albanologjisë dhe në artikullimin e ideve për liri, pavarësi dhe identitet kulturor.”, tha Hoda.

Ndërkaq, miku dhe kolegu i tij, Ali Aliu rikujtoi jetën dhe veprimtarinë e akademikut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e mendimit modern kombëtar dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“Akademik Rexhep Qosja, padyshim me jetën dhe veprën e tij, zë vend të veçantë në historinë kombëtare, si një nga figurat qendrore të mendimit, krijimit dhe të reagimit intelektual, një figurë e shndërruar në simbol të identitetit modern nacional. Biografia e akademik Rexhep Qosjes pasqyron ndjeshëm fatin individual, e njëkohësisht fatkeqësinë shqiptar, të prerjes së krizave, ndarjeve të trungut etnik, konstante të cilat domosdo do të formojnë dhe forcojnë bindjet e tij për unifikimin e kombit, duke nisur nga zhvillimi i emancipimit gjuhësor, shpirtëror, letrar dhe politik….Duke vijuar punën kërkimore shkencore në Institutin Albanologjik, në vitin 71 mbrojti tezen e doktoraturës për jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktoraturës, Qosja në vitin 72 u zgjodh bashkëpunëtor i lartë e pastaj këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, njëkohësisht profesor i rregullt në fakultetin Filologjik të Prishtinës. “, tha Aliu.

Në këtë mbledhje u theksua se vepra dhe kontributi i Rexhep Qosjes do të mbeten pjesë e rëndësishme e trashëgimisë shkencore, letrare dhe kombëtare shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila, Muja dhe Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Kusari-Lila, Muja dhe Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Kusari-Lila, Muja dhe Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Kusari-Lila, Muja dhe Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

Kuvendi miraton me 93 vota për marrëveshjen për programin IPA 2020

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën