Genku e ka fituar 3:0 ndeshjen e së martës ndaj Antwerpit. Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e 20-të të elitës belge.
Arbnor Muja startoi tek Antwerpi, por u zëvendësua pas pjesës së parë.
Alieu Fadera shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë, ndërsa dy gola të tjerë i shënoi Tolu Arkodare. Ai realizoi në minutën e 75-të e 77-të.
Andi Zeqiri u aktivizua fare në fund për Genkun.
Genku i ka 34 pikë në pozitën e katërt. Antwerpi është i gjashti me 32 pikë.