TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Humbja e mostrave të Astrit Deharit, Tahiri: Prokuroria të vë para drejtësisë përgjegjësit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Humbja e mostrave të Astrit Deharit, Tahiri: Prokuroria të vë para drejtësisë përgjegjësit

Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ftuar Prokurorinë Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetëror që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre.

Ai tha se zhdukja e mostrave dhe gjetja e pjesshme e tyre është përgjegjësi e institucioneve shtetërore.

“Më 29 mars 2024 opinioni publik u informua për gjetjen e mostrave të Astrit Deharit, vdekja dhe fatkeqësia e të cilit në rrugën e zbardhjes së saj, këto tri vitet e fundit, nën pushtetit e Albin Kurtit, u vështirësia dhe u mjegullua padrejtësisht dhe në mënyrë misterioze. Zhdukja e mostrave, gjetja e pjesëshme apo e plotë e tyre për secilin rast është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe nuk mund të tejkalohet me lehtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Tahiri.

Ai tha askush nuk dha përgjegjësi politike që në zyrat shtetërore u zhduken mostrat e këtij rasti.

“Megjithatë përmasat e tragjedisë u zgjeruan e u thelluan, e pyetjet që mbetën pa përgjigje u shtuan kur, nga njëra anë, po në mars të vitit 2023 u gjetën një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, pra u gjetën mostrat e lukthit dhe të urinës por mungonin epruvetat e mostrave të gjakut. Ndërkohë, në 21 nëntor 2023 kur zyret e IML-së i kaploi zjarri i dytë, 4 muaj më pas u gjetën edhe mostrat e gjakut”, ka thënë më tej Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Jo rastësisht, për 4 muaj me radhë, ky pushtet është duke e refuzuar themelimin e këtij komisioni. Sot, do ti ngremë disa pyetje ndaj të cilave kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë është e domosdoshme që të ju japin përgjigje sepse nuk janë thjeshtë pyetje tonat si parti opozitare por janë pyetje që i shtron secili qytetarë”, ka thënë Abelard Tahiri.

Pyetjet të cilat Tahiri i ka parashtruar për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, janë këto:

“Duke qenë bartës të pushtetit në funksionet më të larta shtetërore, ata duhet të na tregojnë se kush i mori dhe zhduki mostrat e Astrit Deharit dhe a dihet se kush i ktheu? Ku ishin këto mostra dhe për çfarë qëllimi u vodhën nga IML-ja? Zhdukja e këtyre mostrave për një vit e gjysmë a ishte një alibi e pushtetit për të penguar hetimin penal dhe zbardhjen e vdekjes tragjike të Astrit Deharit? Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë pasur dijeni për zhdukjen e këtyre mostrave në pranverën e vitit 2022 si ndodhi që ministrja e Drejtësisë të njoftoj qytetarët e Kosovës me gjashtë muaj vonesë, në një konferencë për media në dhjetor të atij viti? A ishte rastësi gjetja e një pjesë të mostrave të Astrit Deharit në mars të vitit 2023 dhe zjarri i parë po ashtu në mars i zyreve të IML-së? A ishte rastësi zjarri i dytë i zyreve të IML-së përmes të cilit ishte shkatrruar sistemi i kamerave dhe për katër ditë me rradhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive, pra të dhomës ku mbahen mostrat e rasteve që i trajton ky institucion? A u shfrytëzua ky interval kohor prej katër ditëve kur nuk kishte kamera në IML, që mostrat e raportuara si të gjetura në këtë javë të kthehen ato ditë në dhomën e dëshmive? A është i qëllimshëm raportimi me 4 muaj vonesë i gjetjes së pjesës tjetër të mostrave të Astrit Deharit?” ka pyetur Tahiri.

Prandaj, sipas tij, këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë dhe meritojnë përgjigje nga ana e kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu.

“Uroj dhe shpresoj që edhe Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetërorë që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre”, ka përfunduar ai./teve1.info/

Tags: abelard tahiriAstrit DehariProkuroria Speciale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën