TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxhaj: Serbia deshi ta aneksojë veriun siç bëri Rusia me Krimenë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hoxhaj: Mes Kosovës e Serbisë ka armëpushim, por nuk ka paqe

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka pasur si synim aneksimin e pjesës veriore siç ndodhi me Krimenë në vitin 2014 nga Rusia.

Këtë ndërlidhje, Hoxhaj e bën me faktin se në shkurt dhe mars të vitit 2014, Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Gadishullin e Krimesë, duke e marrë atë nga Ukraina. Kjo ngjarje ndodhi pas Revolucionit të Dinjitetit dhe është pjesë e luftës më të gjerë ruso-ukrainase.

“Padyshim që ka qenë një akt i agresionit i planifikuar i shtetit serb dhe me qëllime të qarta politike, meqë këta njerëz janë kriminelë të rëndomtë dhe në të kaluarën janë marrë me kontrabandë por qëllimi dhe agjenda e tyre ka qenë politike, ka qenë aneksimi i pjesës së veriut të Kosovës, në një mënyrë të ngjashme sikurse Krimea në mars të 2014-ës apo Donbasi para dy vitesh dhe qëllimi i tyre ka qenë ta përmbysin rendin kushtetues, ta aneksojë këtë pjesë të territorit të Kosovës, të krijojnë fakte të reja në terren dhe ta qesin Kosovën para fakteve të kryera dhe falë fitores së Policisë dhe të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj konsideron se Kosova mbetet target luftës “hibride serbe”, teksa thekson se Serbia po mundëhet t’i jetësojë pritjet e saja politike. Hoxhaj ka kërkuar që para anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të bëhet anëtarësimi në NATO.

“Mendoj që veprimi i aktit të agresionit është vetëm një dimension i luftës hibride. Lufta hibride ka disa dimensione të ndryshme. Është luftë diplomatike, është luftë për të bllokuar institucionet sikurse që ishte tërheqja e komunitetit serb, e policëve, e gjyqtarëve e kryetarëve serb të komunave vitin e kaluar, dezinformimi, keqinformimi dhe tani opsioni ushtarak. Pra lufta hibride nënkupton metoda dhe forma të shumta se si një shtet e mbërrin qëllimin e saj”, tha ai për EO.

Hoxhaj ka vënë në thumb të kritikave edhe Bashkimin Evropian për siç thotë amnistim të Serbisë pas aktit terrorist në Banjskë.

“Nuk po shoh vizita të askujt në Uashington, në Londër, në Berlin nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nuk po shoh delegacione nga shtetet e QUINT-it që e kanë mbështetur Kosovën historikisht, pas një akti të agresioni që të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën dhe të tregojnë që ne jemi pranë Kosovës dhe të interesuar të dalim me një zgjidhje politike dhe njëkohësisht është përpjekje e Serbisë për t’i ikur sanksioneve dhe është përpjekje e Bashkimit Evropian për ta amnistuar Serbinë dhe unë mendoj që është koha e fundit që Qeveria e Kosovës që jo vetëm të lëshojë britma në Prishtinë por të bëjë veprime konkrete drejt botës perëndimore që Serbia të sanksionohet”, u shpreh Hoxhaj.

Tags: Banjskëenver hoxhajQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Tahiri – Beqa thotë se deputetët e zgjedhur më 9 shkurt duhet të ndëshkohet nga qytetarët

Tahiri – Beqa thotë se deputetët e zgjedhur më 9 shkurt duhet të ndëshkohet nga qytetarët

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

Juve merr pikë të plota ndaj Pafos

Në mëngjes fluturoi nga Bregu i Fildishtë për në Spanjë, në mbrëmje e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit

Parisi ndanë pikët me Bilbaon

I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s

Benfica mposht kampionin e Italisë

Dortmundi eliminon Lillen e Zhegrovës

Dotrmundi barazon ndaj Bodo/Glimt

Arsenali mposht thellë Atleticon në “Emirates”

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Club Brugge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën