Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë.
Këtë Hoxhaj e ka thënë pas raportimeve se forcat ushtarake serbe po qëndrojnë afër kufirit me Kosovën.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar ai.
Following the recent act of aggression against #Kosovo & killing of a Kosovo policeman by terrorists linked to #Serbia, Serbia has been amassing military forces near our border. If the #EU wishes to remain credibile, it has to impose sanctions against Serbia now immediately.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2023