tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Hoxhaj: E pakuptueshme dhe anti-demokratike që drafti i Asociacionit mbahet fshehur nga publiku

tëvë1 nga tëvë1
15/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, thotë se është e pakuptueshme dhe anti-demokratike që drafti i Asociacionit, të cilin e ka pranuar kryeministri Kurti, mbahet i fshehur dhe nuk i tregohet opinionit publik.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ai e ka parë një draft të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por tha se nuk dëshiron të komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Një draft i prezantuar së fundmi në opinion nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, nga analistët po thuhet se është drafti që është pranuar nga kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes.

“Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej me komentu tash”, deklaroi Hoxhaj.

“Përtej asaj se çka është në përmbajtje, për mua është shumë me rëndësi zotimi qeveritar. Dhe është e pakuptueshme dhe anti-demokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”.

Draftin besohet se ndërmjetësi Miroslav Lajçak ua ka prezantuar në vizitën e fundit në Prishtinë, kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe liderëve të partive të tjera kryesore opozitare.

Por, Hoxhaj tha se nuk e ka takuar së fundmi kryetarin Krasniqi. “Unë nuk kam arritur ta shoh zotëri Krasniqin dhe të bisedoj për një temë të tillë”, deklaroi ai.

Hoxhaj nuk është parë të jetë pjesë as e një takim që ka mbajtur kryetari i Partisë Demokratike me Kryesinë e partisë, me deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe me kryetarët e degëve.

Në një komunikatë pas takimit, PDK ka shprehur shqetësimin për mungesën e transparencës nga ana e kryeministrit Kurti në raport me procesin e dialogut, përkatësisht me draft-statutin e Asociacionit, për të cilin nuk ka ndarë akoma asnjë detaj me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe me qytetarët.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të njoftohen zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës për përmbajtjen e dokumentit që e ka pranuar, si dhe duhet ta dinë se deri në çfarë mase drafti i statutit të Asociacionit do ta ndryshojë rregullimin e brendshëm dhe karakterin unitar të shtetit tonë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

PDK ka përsëritur qëndrimin se është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit “me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës”./eo

 

Rrahmani: Paga 7 mijë e 500 euro për këshilltarin Jakupi, s’është modeste

30/11/2023

Rrahmani: Nagavci po mban një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm i cili po diskriminon vajzat në Kosovë

30/11/2023

Elshani: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë

30/11/2023

Nga një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikim të parave

30/11/2023

Krasniqi: Trendafilova dy herë anuloi vizitën, kësaj radhe shteti i ofroi siguri

30/11/2023

Dhuna në protestën e thirrur nga PSD, Arifi: Ata policë duhet të turpërohen

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.