TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Vendimi i KPK-së mund të sjellë reagime ndërkombëtare

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Hoxha: Vendimi i KPK-së mund të sjellë reagime ndërkombëtare

Avokati Valdet Hoxha, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka komentuar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të mos i kthyer në detyrë prokurorët dhe stafin mbështetës nga komuniteti serb në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, kur përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

Sipas Hoxhës, kjo çështje ka marrë dimension politik që nga fillimi, ndonëse sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.

“Kjo çështje që nga fillimi ka qenë e politizuar. Pavarësisht se Këshilli Prokurorial dhe sistemi i drejtësisë janë shtyllë e veçantë dhe të pavarur nga qeveria e politika, që nga fillimi, përmes këtyre dorëheqjeve u tentua të krijohej një narrativë se kinse po diskriminohej komuniteti serb në institucionet e Kosovës. Për këtë arsye, kjo mori trajtim politik”, ka deklaruar Hoxha.

Ai tha se dorëheqjet nuk janë miratuar për një periudhë të gjatë, duke argumentuar se ato janë trajtuar si veprim politik dhe se institucioneve u është dhënë mundësia që këta zyrtarë të rikthehen në detyrë.

“As Këshilli Prokurorial e as ai Gjyqësor nuk i kanë miratuar deri më tani ato dorëheqje. Janë konsideruar si veprim politik dhe u është dhënë mundësia që të rikthehen. Vendimi i KPK-së për të mos pranuar kthimin e pesë prokurorëve dhe stafit tjetër mbështetës është interesant, sidomos duke pasur parasysh se ishte një vendim i ndarë”, është shprehur ai.

Hoxha vlerësoi se, nga aspekti juridik, vendimi i KPK-së është i bazuar, por nuk përjashtoi mundësinë e zhvillimeve të mëtejshme.

“Ligjërisht ky vendim është në rregull. Nuk do të befasohesha nëse do të ketë reagime nga partnerët ndërkombëtarë. Po ashtu, nuk do të befasohesha nëse presidentja nuk i liron nga detyra dhe nëse do të ketë rishikim të vendimit, pasi bëhet fjalë për një problematikë shumëvjeçare që nuk është trajtuar”, ka thënë Hoxha.

Tags: avokatditariKPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fillon betonimi i urës që lidh magjistralen Podujevë-Prishtinë me rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Fillon betonimi i urës që lidh magjistralen Podujevë-Prishtinë me rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi

Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e u.d së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e u.d së presidentit

300 euro gjobë për kompaninë në Prizren, kamioni transportonte blloqe ndërtimi pa siguruar ngarkesën

Zëvendëspresidenti iranian kërcënon SHBA-në: Muaj të errët e presin ekonominë amerikane

FFK: Arsene Wenger vlerëson themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”

FFK: Arsene Wenger vlerëson themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”

300 euro gjobë për kompaninë në Prizren, kamioni transportonte blloqe ndërtimi pa siguruar ngarkesën

300 euro gjobë për kompaninë në Prizren, kamioni transportonte blloqe ndërtimi pa siguruar ngarkesën

Tre të vdekur, përfshirë të dyshuarin, pas të shtënave në një ndërtesë në SHBA

Tre të vdekur, përfshirë të dyshuarin, pas të shtënave në një ndërtesë në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën