TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha për Tëvë1: Dy vite pas Banjskës, mbetjet e grupeve kriminale ende rrezikojnë sigurinë në veri

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Hoxha për Tëvë1: Dy vite pas Banjskës, mbetjet e grupeve kriminale ende rrezikojnë sigurinë në veri

Sot shënohen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ra heroikisht në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Nga ky sulm i udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe grupi i tij, mbeti i plagosur polici Alban Rashiti dhe u lëndua një tjetër pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ky sulm, i cili kishte për qëllim destabilizimin dhe aneksimin e katër komunave veriore, u zmbraps nga forcat e rendit, por edhe sot, sipas autoriteteve të sigurisë, mbeten grupe që tentojnë të nxisin tensione.

Një reportazhi i përgatitur nga gazetari Venhari Isufi do të transmetohet sonte në orën 22:30 në Tëvë1, ku për herë të parë do të shpalosen edhe detaje të reja nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se edhe pas dy vitesh, disa mbetje të këtyre grupeve vazhdojnë të paraqesin rrezik për stabilitetin në veri.

“Vazhdojnë të mbesin disa mbeturina të këtyre grupeve, të cilat akoma tentojnë të prishin rendin dhe qetësinë publike dhe të kërcënojnë qytetarët tanë atje, si dhe njësitet e policisë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Mirëpo mund të themi që akoma ka potencial për të shkaktuar ndonjë problem në veri të vendit. Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë, në bashkëpunim me KFOR-in, po punojnë që të garantojnë sa më shumë rend dhe siguri për qytetarët tanë”, u shpreh Hoxha për Tëvë1.

Ai shtoi se çdo informacion për këto grupe trajtohet me seriozitet dhe institucionet veprojnë në përputhje me ligjin.

“Operacionet do të vazhdojnë. Kudo që ka informacione, ne do të reagojmë, bazuar në ligj, në procedura dhe duke komunikuar me prokurorinë e gjykatat tona”, theksoi ai.

Hoxha rikujtoi se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte një tentativë për të krijuar kaos dhe ndryshim të situatës në veri, por Policia e Kosovës arriti ta zmbraps me sukses.

“Fatmirësisht Policia e Kosovës arriti me sukses ta zmbraps këtë sulm. Edhe pse humbëm heroin tonë, rreshterin Afrim Bunjaku, arritëm të pengojmë një skenar që kishte për qëllim të shkaktonte kaos të madh dhe të krijonte një realitet të ri në veriun e vendit tonë”, tha Hoxha.

Ai tregoi se njësitë policore reaguan menjëherë dhe me profesionalizëm.

“Njësitë tona policore, duke përfshirë stacionin policor të Zveçanit, të cilit i priu heroi Afrim Bunjaku, njësitë kufitare dhe më vonë njësitë speciale të Policisë së Kosovës, u ballafaquan me sukses me grupin terrorist, duke eliminuar tre prej tyre dhe duke arrestuar të tjerë. Operacioni zgjati disa ditë, fillimisht me përballje të armatosur, e më pas me aksione për pastrimin e terrenit dhe garantimin e rendit publik”, theksoi ai.

Drejtori i Policisë vuri në pah se pavarësisht intensitetit të sulmit, nuk pati dëme në popullatën civile, në pronat e qytetarëve dhe as në Manastirin e Banjskës.

“E mira e gjithë këtij operacioni ishte që, përveç humbjes së heroit Bunjaku dhe disa të lënduarve të lehtë, nuk pati pasoja të tjera as për policët tanë, as për civilët. Nuk pati dëme në shtëpi e prona, as në Manastir, ku në atë kohë ndodheshin edhe pelegrinë e turistë, të cilët u trajtuan siç duhet dhe nuk patën ndonjë telashe”, deklaroi Hoxha.

Dy vjet pas kësaj ngjarjeje, institucionet e sigurisë së Kosovës thonë se do të vazhdojnë të jenë vigjilente, për të parandaluar çdo përpjekje për destabilizim në veri të vendit.

Tags: Afrim BunjakuGazmend Hoxhasulmi në banjskëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sopjani: Serbia dorëzon grupin e Banjskës vetëm kur nuk i nevojitet më pushtetit

Sopjani: Serbia dorëzon grupin e Banjskës vetëm kur nuk i nevojitet më pushtetit

Apeli konfirmon aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Nagip Krasniqit, ndryshohet aktvendimi i Themelores

Apeli konfirmon aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Nagip Krasniqit, ndryshohet aktvendimi i Themelores

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Të paktën 84 persona të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Presidenti sirian takohet me udhëheqësit e BE-së

Presidenti sirian takohet me udhëheqësit e BE-së

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Emisioni “Ditari” 24.09.2025

Emisioni “Ditari” 24.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën