Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se për Abdixhikun copëtimi i Kosovës dhe Zajednica përbëjnë “interes strategjik të Kosovës”.
“Abdixhiku e paska gjetur grupin armiqësor në Tiranë! E ndërsa unë mendoja se ai është në Beograd. Me këtë rast kuptova se, për Lumirin, copëtimi i Kosovës dhe Zajdnica përbëjnë “interes strategjik të Kosovës”. Ne, grupi armiqësor nga Tirana në LVV, i jemi kundërvënë të dyjave”, ka shkruar ai.
Tutje sipas tij, Abdixhiku është i vendosur për realizimin e asociacionit.
“Ne fakt, nuk e kuptoj pse mërzitet Lumiri, mbasi ky “partner alternativ” është i vendosur për realizimin e asociacionit në rrethanën e barrikadave të Beogradit. I uroj shëndet dhe mossukses”, shkroi tutje ai.
Ndryshe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se grupi i Tiranës në VV, ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës./teve1.info./