TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti nuk do të japë votë pa kushte për cilindo kandidat që mund të propozohet nga kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e presidentit të vendit.

Hoxha, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se beson që as partitë e tjera opozitare nuk do të mbështesin një kandidat vetëm si rezultat i presionit politik.

Ajo ka theksuar se opozita nuk është, siç u shpreh ajo, “makinë e lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend”, duke shtuar se partitë opozitare kanë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre dhe vizione të ndryshme për zhvillimin e shtetit.

“Një gjë është e qartë: votë blanko vetëm për shkak të presionit që partitë opozitare duhet patjetër ta votojnë këdo që dëshiron Kurti, nuk do të ketë. Ta dini që jo vetëm PDK-ja, por besoj asnjë parti opozitare nuk do ta bëjë këtë, sepse ne nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend. Ne kemi një besueshmëri ndaj njerëzve që kanë bindje dhe ide të tjera për shtetin, kanë një vizion tjetër zhvillimor, dhe ne duhet t’i përfaqësojmë ato në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas saj, për arritjen e një marrëveshjeje politike nevojitet gatishmëri për dialog, veçanërisht nga subjekti që ka fituar zgjedhjet.

Hoxha ka vlerësuar se demokracia kërkon balancim të pushtetit dhe përfshirje të të gjitha palëve politike, duke kundërshtuar, siç tha ajo, përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti të vetëm.

“Maturimi, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë politik, vjen kur palët janë të gatshme. Sidomos pala fituese, qoftë edhe nëse i nevojitet vetëm një votë e vetme, duhet të ulet në tavolinë dhe të krijojë mundësi për të ecur përpara. Këto mundësi që në të kaluarën janë krijuar nga partitë e tjera, zakonisht janë cilësuar si ‘pazare’ dhe janë demonizuar, por në fakt demokracia është ajo që i jep mundësi të voglit, i jep mundësi palëve të padëgjuara dhe u jep mundësi partive opozitare për ta balancuar pushtetin, në mënyrë që të mos krijohet një përqendrim total i pushtetit te një subjekt politik, nëse dëshirojmë të jetojmë në demokraci”, ka përfunduar ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën