TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Hoxha pas kërcënimeve të Vuçiqit: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat për siguri

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
​Hoxha pas kërcënimeve të Vuçiqit: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat për siguri

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vend në aspektin e sigurisë.

Drejtori Hoxha, e ka cilësuar situatën të qetë dhe stabile, përveç pjesës së veriut të vendit, ku sipas tij, vazhdon të jetë e brishtë, shkak i grupeve kriminale serbe.

Në një konferencë për media në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha u pyet nga gazetarët për këto kërcënime, ku tha se nuk ka se çka të shtoj më shumë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi që dihen qëllimet politike të Serbisë.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, nuk është që gjithmonë kanë qenë apo fare herë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë edhe po ashtu situata e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile përveç pjesës së Veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës që shpeshherë qeveria e Serbisë, përveç grupeve të ndryshme kriminale, ekstremiste e terroriste i shkakton në pjesën veriore të Kosovës”, tha Hoxha.

Këto kërcënime erdhën pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, i cili u arrestua javën e kaluar për deklaratat e tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë , Albin Kurti tha të hënën se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme.

Arrestimi i ndihmësdrejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Igor Popoviq ka ngjallur reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuciq i cili e cilësoi këtë si provokim nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Kurti e ka humbur plotësisht arsyen dhe dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Vuçiq në televizionin Pink.

Vuçiq tha se autoritetet serbe kanë informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë situatë, teksa paralajmëroi se pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Tags: albin kurtiAleksandar VuçiqGazmend HoxhaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Podujeva sot pa ujë në disa zona, ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë: Një person u dërgua në mbajtje

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë në Junik, arrestohet një person – i sekuestrohet pistoletë dhe 52 fishekë

Largoni skuqjen nga lëkura me maskën e dredhëzës

Largoni skuqjen nga lëkura me maskën e dredhëzës

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

​27 vjet nga themelimi i TMK-së

​27 vjet nga themelimi i TMK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën