TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Marshi s’është politik por mbështetje për krerët në Hagë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha: Gjatë vikendit të gjendet zgjidhja, të hënën fëmijët të shkojnë në shkollë

Gjatë fundjavës në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë e organizuar nga platforma “Liria ka emër”.

Ideatorja e kësaj platforme, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se përgatitjet për këtë marsh kanë filluar dhe se ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjithë.

Sipas saj, ky marsh është pa ngjyrime politike, shoqërore apo religjioze dhe se ky do të jetë vetëm një marsh solidarizimi e mbështetje për ata që janë në Hagë dhe se pjesëmarrja e gjithsecilit është e domosdoshme.

Sipas Hoxhës, vendimet që do të merren në Hagë mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës.

Hoxha ka thënë se janë duke u marrë me përgatitje dhe se i falënderon të gjithë përkrahësit që janë duke mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për t’u organizuar.

“Përgatitej veç ka nisur, këtë fillim jave jemi duke diskutuar se si ato do të distribuohen në nivel lokal sepse megjithatë ka plotë kategori shoqërore që shprehin dëshirën me ardhë por normalisht nuk kanë mundësi ose financiare ose të transportit me ardhë. Kjo është një pjesë e punës me të cilën është duke punuara një pjesë e ekipit. Në anën tjetër një falënderim special për gjithë përkrahësit qofshin edhe bizneset që në forma të ndryshme, për shembull dikush me ofrimin e shërbimeve të transportit, ose shërbimeve të tjera kanë mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për tu organizuar”, tha ajo.

Ajo tha se nuk i kanë dërguar ftesa zyrtare partive tjera politike që të marrin pjesë, pasi sipas saj ftesa ka qenë e hapur, por nëse do të duhet ajo tha se do të dërgojnë edhe shkresa zyrtare që ti ftojnë partitë politike që të marrin pjesë.

Hoxha theksoi se marshi nuk është politik, por është demonstrim i solidarizimi dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, pasi sipas saj vendimet që do të merren atje mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës dhe të ardhme e atyre që do të lindin në një kohë tjetër.

“E treta që është po aq me rëndësi është që ne ftes zyrtare ose takim zyrtar me partitë politike nuk kemi pasur, ka qenë ftesë e hapur për të gjithë akterët dhe deri tani, është bashkangjitur edhe Partia Lëvizja për Bashkim. Dhe nëse këto ditë nuk ndodh unë besoj që do ta dërgojmë një shkresë formale, me qenë se nuk do të ishte dashur që të presim nga partitë politike, sidomos këto që janë pjesë e pushtetit dhe vendimmarrjes që të jenë pjesë e një marrshi të tillë. Sepse marshi nuk është politik, është demonstrim i solidarizimi dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, atje ku në fund fare nuk diskutohet vetëm e kaluara por vendimet që do të merren mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës por edhe atyre që do të lindin në një kohë tjetër”, ka deklaruar Hoxha.

“Mendoj pa ngjyrim partie, pa ngjyrim shoqëror dhe pa ngjyrim religjioz nuk ishte dashur që sot me mëndu se a duhet që të jemi pjesë e marshit apo jo. Atë ditë nuk do të demonstrojmë kundër as kujt, atë ditë do të marshojmë për të thirrur për një proces të drejt dhe fer, kjo është ajo ombrella që do të ishte dashur ti për bashkojë të gjithë pa dallim partie, ngjyre përcaktimi, përkatësie ose ideologjie. Kjo është ftesa jonë dhe ftesa është e hapur është publike për të gjithë akterët. Nismës i janë bashkuar tekë platforma “Liria ka Emër” plotë akterë, edhe të skenës kulturore edhe të skenës biznesore edhe të spektrit politik. Nëse është e domosdoshme që të ju dërgojmë një ftesë zyrtare edhe partive të tjera edhe atë besoj që do ta bëjmë”, tha ajo.

Ajo tha se me këtë marsh nuk e kanë për qellim që të ndikojnë në proces por që me këtë do të tregojnë një dashamirësi dhe një mbështetje morale për krerët që janë duke u gjykuar në Hagë.

“Unë nuk jam dikush që mund të kalkuloj, sepse ndonjëherë përkrahja që e marrim në media ose në media sociale mundet mos me u përputh më prezencën fizike, por që unë e shohë si një moment kyç atë ditë ne nuk do të mund as ta ndikojmë procesin, as nuk dëshirojmë që ta ndikojmë procesin, atë ditë mundemi vetëm me tregu një dashamirësi dhe një mbështetje morale për ata që janë atje që nuk i ka harruar Kosova, që Kosova i mbështet në krejt sfidën që po i kalojnë dhe nëse koritemi, koritemi ne me vetën dhe koritemi me Kosovën edhe me ata atje”, tha ajo.

Marshi do të mbahet të dielën, më 2 prill, në Prishtinë në ora 14:00, duke nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Arrestohet një grua, dyshohet për trafikim të njerëzve në Prishtinë

KMDLNj kërkon spital brenda burgjeve pas vdekjes së të dënuarit në Dubravë

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Arrestohet një grua, dyshohet për trafikim të njerëzve në Prishtinë

KMDLNj kërkon spital brenda burgjeve pas vdekjes së të dënuarit në Dubravë

REL: Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

REL: Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Rubin: Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit

Marta Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin, mbresëlënëse

Marta Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin, mbresëlënëse

Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën