TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxha e Seferi, optimistë për duelet e shtatorit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha e Seferi, optimistë për duelet e shtatorit

Sulmuesit Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha kanë folur në prag të dy ndeshjeve të këtij muaji që Kombëtarja e Shqipërisë i luan në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Të shtunën, Shqipëria përballet me Ukrainën në Pragë kurse tri ditë më vonë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë e pret Gjeorgjinë.

Këto ndeshje i takojnë Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve, të cilin e përbën edhe Kombëtarja e Çekisë.

Shqipëria, të hënën ka filluar zyrtarisht grumbullimin për këto dy përballje, të cilat sipas Seferit janë tejet të rëndësishme duke pasur parasysh synimet e “kuqezinjëve”.

Sipas tij, Shqipëria synon pikët maksimale në të dyja përballjet, por fokusi momental është te dueli me Ukrainën.

“Janë kundërshtarë shumë të fortë dhe duhet të përgatitemi mirë për të dhënë maksimumin. Objektivi kryesor i joni është që në çdo ndeshje të japim maksimumin dhe shpresojmë që në ndeshjen e parë të dalim fitimtarë, pastaj të nisim përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë”, ka thënë Seferi.

Edhe Hoxha ka vlerësuar lartë Ukrainën, por është optimist për një rezultat të favorshëm, i cili do ta motivonte Shqipërinë para duelit me Gjeorgjinë. Hoxha ka pranuar se kërkon fitore në të dyja ndeshjet, pasi Shqipëria synon të përfundoj e para në grup dhe të promovohet në Ligën A për sezonin tjetër.

“Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tonë”, shtoi Hoxha.

Të dy futbollistët kanë ftuar tifozët që të jenë në numër sa më të madh për ndeshjen në shtëpi me Gjeorgjinë.

Në ndeshjet e këtij muaji, Shqipërisë do t’i mungoj sulmuesi Armando Broja dhe kapiteni Berat Gjimshiti për shkak të lëndimeve.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën