Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti, raporton teve1.info
Lajmin për teve1 e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
I pyetur nëse takimi po ndodh për shkak të situatës në veri të Kosovës, Kryeziu u përgjigj shkurt se është takim javor.
“Po, është takim i rregullt javor”, tha Kryeziu./teve1.info./