TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoti: Qeveria LVV-Guxo e vetmja pa asnjë progres në dialog që nga shpallja e pavarësisë

nga teve1
9 muaj më parë
0
A A
Hoti: Qeveria LVV-Guxo e vetmja pa asnjë progres në dialog që nga shpallja e pavarësisë

Deputeti i Kuvendit nga rradhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kushtëzimin e Kosovës për njohje reciproke nuk e sheh mungesë të rezultatit të takimit të së enjtes në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Bislmi dhe Petkoviq.

Sipas tij, mungesë e rezultatit është kundërshtimi i Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

“Mungesa e rezultatit të takimit nuk është për shkak të kushtëzimit të Kosovës për njohje reciproke, si mundësia e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Qeveria LVV-Guxo, qysh në fillim, ka hequr dorë nga ky kushtëzim duke e braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja. Mungesa e rezultatit të këtij takimi lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti ka thënë se, Qeveria LVV-Guxo e di mirë se Marrëveshja e Bukselit/Ohrit dhe drafti i statutit të asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe prandaj nuk e procedojnë draftin në Gjykatën Kushtetuese.

“Këta e dinë mirë se Marrëveshja e Bukselit/Ohrit dhe drafti i statutit të asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo edhe është arsyeja përse nuk e procedojnë atë draft për opinion në Gjykatën Kushtetuese, duke ia bartur problemin qeverisë së ardhshme. Tani kjo Marrëveshje është bërë pjesë e kushteve në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, duke krijuar kështu problem edhe më të madh për vendin, duke qenë se me të është vendosur një status-quo e re për Kosovën, duke stopuar njohjet e reja dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Më tej, ai është shprehur se qeveria aktuale e Kosovës është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në dialog, pasi sipas Hotit qeveritë e kaluara i kanë mundësuar progres Kosovës në këtë drejtim edhe pse ka qenë i natyrës teknike.

“Progresi në dialog në qeveritë e kaluara, edhe pse i natyrës teknike, dhe forcim i aleancave i kanë mundësuar Kosovës me tjerash: nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (Qeveria Mustafa), mbështetjen nga aleatët për themelimin e ushtrisë duke dakorduar me aleatët planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt (Qeveria Haradinaj), nisjen e dialogut për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve (Qeveria Hoti), nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, e rëndësisë strategjike për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, përfshirë këtu edhe njohjen nga Izraeli (Qeveria Hoti). Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës”, ka thënë ai.

Për Hotin, LVV-Guxo e kanë futur Kosovën në një batak prej të cilit mund ta nxjerrë një qeveri me energji të reja.

“Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite”, ka përfunduar postimin e tij Hoti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X