TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Qeveria Kurti pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe shkrimin e ligjeve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoti për videon e VV-së: Propagandë për mashtrim të publikut

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se asnjëri nga tre indikatorët kryesorë të borxhit shtetëror nuk është përmirësuar gjatë qeverisjes aktuale.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se për korrektësi, krahasimet duhet të bëhen mes vitit të para pandemisë 2019 dhe vitit 2023.

“ Borxhi shtetëror si përqindje e PBB-së: 17.63% në 2019 dhe 17.19% në 2023;

– Koha mesatare deri në maturim të borxhit: 5.29 vite në 2019 dhe 5.72 vite në 2023;

– Norma mesatare e interesit: 2.16% në 2019 dhe 2.44% në 2023”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se disbursimi i mjeteve nga marrëveshjet e borxhit gjatë viteve 2021-2023 ka qenë shumë jo efektiv.

“ Vetëm gjatë vitit 2023, janë ratifikuar 8 marrëveshje në vlerë 288 milionë euro, prej të cilave 5 nuk janë as efektive ende. Vonesat në disbursim kanë ekzistuar edhe në të kaluarën, por në këtë mandat ka përkeqësim”.

Tutje, Hoti ka deklaruat se si parim borxhi shtetëror merret për projekte kapitale që përdoren për dekada dhe kthehet nga përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre projekte.

“Por qeveria aktuale, pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe për shkrimin e ligjeve. Kjo është në kundërshtim me parimet e financave publike. Kjo tregon mungesën e strategjisë kombëtare që përcakton dy çështjet kryesore të borxhit shtetëror: (i) kur merret borxhi shtetëror dhe në çfarë shume dhe (ii) cilat janë projektet që financohen me borxh shtetëror.

Për informim të publikut: në Qeverinë Mustafa ishte themeluar Komiteti i Investimeve, që bashkë-kryesohej nga Ministri i Financave, i cili shqyrtonte kërkesat e ministrive dhe komunave për financim të projekteve përmes borxhit. Nëse projekti miratohej, Ministria e Financave merrte përsipër gjetjen e financimit më të përshtatshëm”.

Me tej, ai tha se gjatë vitit 2023, janë anuluar 5 nga 11 ankandet e letrave me vlerë për huazim në tregun e brendshëm.

“Ky është sinjal i keq për tregun e brendshëm financiar, sepse krijon pasiguri dhe pamundëson planifikimet adekuate të portfoliove kreditore të bankave komerciale për ekonominë dhe familjet”, ka shkruar Hoti.

Ai në fund ka shkruar se vlerësimi kreditor shtetëror i Kosovës do të duhej të ishte kryer gjatë këtij mandati.

“Ai as nuk ka filluar. Ky vlerësim kryhet nga agjenci ndërkombëtare të vlerësimit dhe ka për qëllim të përcaktojë gjasat që një vend të mos paguajë borxhet. Ky vlerësim i hap Kosovës mundësinë për qasje në fondet e jashtme nga më të ndryshmet, përfshirë investimet e jashtme. Ky lloj vlerësimi është i rëndësishëm edhe për bankat komerciale për qasje në fonde të jashtme më të favorshme për kreditin e ekonomisë dhe familjeve në Kosovë. Në mungesë të këtij vlerësimi, normat e interesit në Kosovë janë mesatarisht më të larta, që nënkupton se koston e mospunës së Qeverisë për të kryer vlerësimin kreditor shtetëror po e paguajnë bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

Për informim të publikut: në mandatin tim si Ministër i Financave në Qeverinë Mustafa, kemi diskutuar me akterët relevantë për kryerjen e këtij vlerësimi më 2017 apo 2018. Ajo qeveri u rrëzuar dhe vlerësimi nuk u krye. Gjatë mandatit të qeverisë aktuale, as nuk është menduar në këtë drejtim”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK nis fushatën: Krasniqi thirrje për fitore lokale dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

PDK nis fushatën: Krasniqi thirrje për fitore lokale dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

LDK nis garën për zgjedhjet lokale me thirrje për një rrugëtim të ri

LDK nis garën për zgjedhjet lokale me thirrje për një rrugëtim të ri

Strukturat paralele mobilizojnë punëtorët në Graçanicë për të votuar Listën Serbe

Strukturat paralele mobilizojnë punëtorët në Graçanicë për të votuar Listën Serbe

Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Hoti për Osmanin: E la Kushtetutën dhe institucionet pa mbrojtje

Real Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti mbi një orë me një lojtar më pak

Real Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti mbi një orë me një lojtar më pak

Debutim i hidhur, lëndohet rëndë Paqarada

Debutim i hidhur, lëndohet rëndë Paqarada

Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Hoti për Osmanin: E la Kushtetutën dhe institucionet pa mbrojtje

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën