TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit, një mundësi e humbur për Kosovën

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit, një mundësi e humbur për Kosovën

Sot, në pesëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ky dokument ishte një arritje historike për Kosovën.

Hoti tha se dokumenti do të fuqizonte partneritetin strategjik me ShBA-në dhe do ta vendoste Kosovën në qendër të zhvillimeve ekonomike në rajon.

“Marrëveshja e Uashingtonit krijonte mundësi të mëdha për Kosovën – nga projektet infrastrukturore rrugore, hekurudhore dhe energjetike, deri te shndërrimi i Fushë-Kosovës në port të thatë tregtar që do ta lidhte Kosovën me portet e Durrësit dhe Selanikut. Po të ishin zbatuar këto projekte, sot Kosova do ta kishte marrë rolin e saj si nyje tregtare dhe energjetike për rajonin dhe Evropën Qendrore,”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai shtoi se marrëveshja solli edhe një përfitim të madh politik për Kosovën: njohjen nga Izraeli, duke e thyer, sipas tij, bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, Hoti kritikoi institucionet që erdhën pas zgjedhjeve të vitit 2021 për moszbatim të marrëveshjes.

“Fatkeqësisht, marrëveshja u neglizhua. Aso kohe opozita e cilësonte tradhti kombëtare, ndërsa sot të gjithë e pranojnë rëndësinë e saj strategjike”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri përkujtoi se gjatë qeverisjes së tij, në periudhën shtator 2020 – mars 2021, ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zbatimin e saj, duke përfshirë: nënshkrimin e marrëveshjes për nxitje të investimeve me ShBA, hapjen e pikës kufitare në Merdarë, projektet për diversifikimin e energjisë, memorandum për sistemin 5G, përgatitjen për njohjen e diplomave me Serbinë, si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“Pesë vjet pas, mbetet pyetja se pse Kosova humbi një mundësi të artë për zhvillim dhe forcim të aleancës me SHBA-në”, përfundoi Hoti.

Tags: Avdullah HotiTeve1Uashington
ShareTweet

Postime të ngjashme

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën