TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me procesin e dialogut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoti për videon e VV-së: Propagandë për mashtrim të publikut

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me procesin e dialogut, duke thënë se kushtëzimet vetëm “na izolojnë”.

Ai tha se në koordinim me aleatët, lidershipi i Kosovës duhet të shfrytëzojë këtë moment për të rivendosur bashkëpunimin e cenuar me aleatët dhe për avancim të integrimit euro-atlantik, e jo për politikë të brendshme siç po vepron tani.

“Lidhur me dialogun në rrethanat e reja pas sulmit terrorist në Banjskë. E para, tani është një moment i ri në proces të dialogut për normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë agresor. Në koordinim me aleatët, lidershipi i Kosovës duhet të shfrytëzojë këtë moment për të rivendosur bashkëpunimin e cenuar me aleatët dhe për avancim të integrimit euro-atlantik, e jo për politikë të brendshme siç po vepron tani.

E dyta, lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun. Dialogu jonë është para se gjithash me Brukselin e Uashingtonin. Përmes tyre qendrave kalon rruga e Kosovës për BE dhe NATO. Rrugë tjetër nuk ka. Kushtëzimet na izolojnë. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës ka zënë mend për rëndësinë e respektimit të këshillave të aleatëve, të cilët në çdo moment po e garantojnë kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial e sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shkruar se është i bindur se inteligjenca informative e aleatëve nuk ka nevojë për deklarime ditore të lidershipit të Kosovës.

“E treta, duhet rindërtuar konsensusi dhe dakordimi me aleatët tanë, i cili dakordim ka ekzistuar në qeverinë paraprake, për një proces dialogu që shpie tek marrëveshja për njohje reciproke si e vetmja zgjidhje për paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës. Lidershipi i Kosovës duhet të fokusohet në ndërtimin e këtij konsensusi me aleatët tanë, e jo në agjendë triviale për t’ia mbushur mendjen botës se çfarë është fqinji jonë verior. Jam i bindur se inteligjenca informative e aleatëve nuk ka nevojë për deklarime ditore të lidershipit të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Januzi: Minatorët kanë nisur të dalin vullnetarisht përmes daljes emergjente, procesi mund të zgjasë mbi një orë

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën