TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoti: Kurti po tregon që s’ka lidership, qeverisë pa asnjë lloj vizioni

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Hoti sqaron se pse Qeveria duhet t’i paguaj grevistët

Hoti i cili është edhe deputet i LDK-së në Kuvend, thotë se kreu qeveritar po tregon që s’ka lidership në vendimmarrje në nivele të tilla të dialogimit.

Ish-kryeministri Hoti në një intervistë për KosovaPress, thotë se qeverisja pa vizion ka sjell Kosovën që sot të bisedojë në Bruksel për targat të automjeteve e menaxhim të krizave dhe të anashkalohet marrëveshja finale me njohje reciproke.

Reklamë

“Më shumë e shoh si qeverisje pa asnjë lloj vizioni. Një injorancë totale në këto relacione, në të bërit politikë në nivele të tilla. Këto nuk janë çështje të politikës lokale që ti e bënë një veprim i frymëzuar nga militantët e partisë për t’iu kënaqur apetitet. Pavarësisht se Qeveria ka të drejtë, më shumë e shoh në drejtimin e mungesës së lidershipit, dhënies së peshës së nevojshme të vendimmarrjes në këto nivele.

Hoti e vlerëson për keqardhje edhe moskoordinimin me aleatët ndërkombëtarë, veçmas ShBA-në për vendimin për konvertimin e targave ilegale në RKS.

Ai thotë se shenjat e para për prishjen e raporteve me ShBA-në janë dhënë, ngjashëm sikur në kohën e Qeverisë Kurti I.

“Është për keqardhje që nuk është koordinuar më herët me partnerët tanë. Pavarësisht asaj, nuk po dëgjohet këshilla e aleatit kryesor tonin, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të rishikohet shtyrja e vendimit, me shpresë që gjatë kësaj periudhe të arrijmë të përmbyllim një marrëveshje me Serbinë, pasi ajo nuk mund të arrihet pa partnerët tanë ndërkombëtar… Disa shenja janë dhënë, siç u patën dhënë në Qeverinë Kurti I. Atëherë ka pasur edhe reagim publik se janë artificiale këto veprime. Prapë i kanë dhënë të njëjtat shenja, shtyrja e vizitave të disa ministrave në ShBA me insistim eksplicit të palës amerikane se duhet të qëndrojnë këtu, ky është mesazhi që të japin”, deklaron Hoti.

Duke folur për planin franko-gjerman për dialogun, Hoti thotë se i njëjti nuk duhet të injorohet, por nuk përmbyll përfundimisht çështjen me Serbinë.

“Në bazë të asaj që është diskutuar për planin franko-gjerman duket se është një marrëveshje bazë, mbi të cilën duhet të arrihet një marrëveshja përfundimtare… Nuk po them që duhet ta injorojmë, duhet të konsiderohet, por nuk përmbyllë përfundimisht çështjen me Serbinë… Është për keqardhje që degradohen gjërat nga një proces i koordinuar mirë që ka pas në fokus rezultatin përfundimtar të dialogut, besoj edhe tash që e kemi mbështetjen e partnerëve, por tash është një interesim i tyre më shumë për të menaxhuar situatën. Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme që mos të krijojë situata të cilat nuk janë të volitshme për arritjen e qëllimit përfundimtar të procesit të dialogut”, shton ai.

Deputeti opozitar shprehet kritik edhe për buxhetin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, për të cilin thotë se është më i dobëti ndër vite.

“Është buxheti më i dobët që kemi parë në shumë vite, është buxheti që në terma real ka rënie, krahasuar me buxhetin e këtij viti që po e lejmë pas. Është buxhet që nuk reflekton prioritet që këta i kanë, pavarësisht se sa joadekuate janë për mendimin tim. Prandaj edhe ato nuk reflektohen në këtë buxhet”, përfundon Hoti./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur, opozita s’do të votojë

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur, opozita s’do të votojë

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vritet një person në Hajvali, policia jep detaje

“Info Nata”- 11.08.2025

“Info Nata”- 11.08.2025

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vritet një person në Hajvali, policia jep detaje

Therret me thikë një person në Prishtinë

QKUK konfirmon, një person dërgohet pa shenja jete me plagë nga arma e zjarrit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Dyshohet për vrasje në Hajvali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X