TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Ish-kryeministri, tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se secili qytetar apo përfaqësues i partive politike duhet të shqetësohen nga mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë.

Deputeti Hoti ka theksuar se mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, duhet ta shqetësojnë secilin qytetar dhe secilin përfaqësues të partive politike, pozitë dhe opozitë.

Hoti ka thënë se Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

“Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, për të cilin proces qeveritë e kaluara kanë punuar shumë, me pasoja tepër të mëdha në dinamikën e integrimit evropian dhe pjesëmarrjen në planin e rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka theksuar se Kosovës mund t’i vazhdohen sanksionet nga BE dhe se mund të përjashtohet nga CEFTA.

“Kosovës mund t’i vazhdohen sanksionet nga BE-ja, me pasoja prej qindra miliona euro në projekte të energjetikës, ujësjellësit, infrastrukturës etj. Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA, me pasoja të mëdha në importe dhe eksporte të Kosovës, duke rënduar koston e shumë mallrave të konsumit për qytetarë dhe shtrenjtuar eksportet e Kosovës në tregjet rajonale”, ka shkruar ai.

Hoti ka përmendur marrëveshjet që Serbia ka nënshkruar me SHBA-në, Gjermaninë e Francën.

“Të tre këta aleatë, të cilët garantojnë sovranitetin e Kosovës përmes trupave të tyre në KFOR krahas vendeve të tjera të NATO-s, kanë hyrë në marrëveshje strategjike me Serbinë: SHBA-ja për energjetikë, Gjermania për litium dhe Franca për aeroplanë ushtarak”, ka theksuar ai.

Tags: Avdullah Hoticefta. procesi i berlinit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën