TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti kërkon rritje të pagës minimale dhe tërheqjen nga trusti

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hoti kërkon rritje të pagës minimale dhe tërheqjen nga trusti

Avdullah Hoti

Hoti ka thënë se çdo familjeje i janë zvogëluar të ardhurat reale rreth 150-200 euro në muaj.

Ai ka kërkuar rritje të menjëhershme të pagës minimale. Ai nuk ka hedhur poshtë as tërheqjen të një shume të kursimeve pensionale, por sipas tij më e vogel sesa ajo që është propozuar, raporton teve1.info

Po ashtu Hoti ka kërkuar rritje të subvencioneve në bujqësi, për shkak të rritjes tej mase të çmimit të farërave, plehrave e inputeve të tjera për bujqësi.

“Kriza energjetike e dimrit që po e lëmë pas, kriza e çmimeve që po thellohet çdo ditë dhe pasiguria globale nga lufta në Ukrainë tregojnë se është e pashmangshme që pakot e mbështetjes për qytetarë gjatë këtij viti të jenë sikur gjatë pandemisë. Vonesat në këtë drejtim do e shtojnë barrën për familjet.  Sipas vlerësimeve të përgjithshme, çdo familjeje i janë zvogëluar të ardhurat reale me rreth 150-200 euro në muaj. Kjo nënkupton se për të mbajtur konsumin e njëjtë, çdo familje ka nevojë për të ardhura shtesë prej 150-200 euro.

(i) Masa e parë është indeksimi i pensioneve dhe ndihmave sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike, që nënkupton rritjen e tyre për aq sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore bazike. Kjo masë i prekë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeçare, si dhe të tjerë që marrin çfarëdo asistence nga shteti.

(ii) Masa e dytë është rritja e subvencioneve në bujqësi për shkak të rritjes tej mase të çmimit të farërave, plehrave dhe inputeve të tjera për bujqësi. Kjo rritje e subvencioneve siguron që rreth 1/3 e familjeve kosovare të mbajnë nivelin e të ardhurave që marrin nga aktiviteti i tyre bujqësorë.

(iii) Masa e tretë është rritja e menjëhershme e pagës minimale sipas një indeksi që merr parasysh koston e jetesës, si dhe rritjen e pagave në sektorin publik gjithashtu bazuar në një indeksim për koston e jetesës. Këtu nuk duhet hedhur poshtë edhe propozimi për tërheqje të një shume të kursimeve pensionale, por një shume më të vogël sesa ajo që është propozuar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit afatgjatë të kursimeve për sigurinë e të ardhurave për pensionistët e ardhshëm. Kjo masë prek të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat”, ka thënë Hoti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Arrestohet një 22-vjeçar në Prizren, policia i gjen pistoletë dhe thikë

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Flick konfirmon kontratën e re me Barcelonën

Eliminohen Lakers, James i pasigurt për të ardhmen

Eliminohen Lakers, James i pasigurt për të ardhmen

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Arrestohet një 22-vjeçar në Prizren, policia i gjen pistoletë dhe thikë

City konfirmon largimin e Bernardos

Juventusi me ofertë zyrtare për Bernardon

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën