TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Fëmijët nuk më kanë pyetur asnjëherë direkt se si është zhdukur babai i tyre

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A

Hoti sonte në një intervistë për emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka thënë se fëmijët e saj e kanë dëgjuar nëpër media historinë se si nëna e tyre e ka përjetuar luftën,  se si është zhdukur babai i tyre dhe sipas saj ata e kuptojnë dhe e dinë të gjithë historinë mirëpo nuk e kanë pyetur asnjëherë drejtpërdrejt atë.

“Në atë kohë fëmijët kanë qenë shumë të vegjël, vajza 3 vjeçe dhe djali 3 muajsh, ka qenë e vështirë sepse … këta fëmijë janë rritur pa baba, deri sa kanë filluar ta kuptojnë ata që nuk ekziston babai i tyre, atëherë gjithmonë duke folur, ju kam treguar se ka qenë luftë, janë vrarë njerëzit, që janë zhdukur njerëzit e në mesin e tyre edhe babai juaj ka qenë këtu dhe është vrarë, është kthyer nga Gjermania, 1 vit kohë ka pasur dhe është i zhdukur fatkeqësisht. Tash fëmijët me kohë e kuptojnë sepse tash ata janë rritur. Fëmijët nuk më pyesin shumë por unë jam një tip që flas gjithmonë para opinionit, para mediave dhe ata çdo rrëfim nëpër televizione apo nëpër shtyp  fëmijët e mi e dëgjojnë dhe e dinë komplet historinë se si e kam përjetuar luftën, se si është zhdukur burri, si e kam pasur një jetë me burrin para luftës, fëmijët e mi e kuptojnë edhe pse nuk më kanë pyetur asnjëherë direkt”, tha Hoti.

E pyetur se si është reagimi i fëmijëve tash në moshën madhore të tyre, ajo tha se “Normal është gjithmonë ajo pjesë që mungon njëri prind, por fëmijët nuk flasin. Ne kemi 26 marsin ditën që i përkujtojmë njerëzit që janë vrarë, por fatkeqësisht unë dhe fëmijët e mi nuk kemi adresë e edhe fëmijët e tjerë të Krushës, një numër i caktuar. Kjo është dhimbje edhe për fëmijët, por ata nuk e shpalosin. Ndoshta mundohen të më mbrojnë mua sepse ju vie keq nga unë dhe nuk flasin”. /teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Edhe një aksident me fatalitet – Vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Carvajal largohet nga “Santiago Bernabeu”

Carvajal largohet nga “Santiago Bernabeu”

Jashari premton paraqitje më të mira

Jashari premton paraqitje më të mira

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën