TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Në Ditën e Dëshmorëve të kryeqytetit, janë bëre homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, ku përfaqësues institucionalë kanë nderuar sakrificën e të rënëve për liri.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, vlerësoi lart figurën dhe kontributin e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë historike të rezistencës së organizuar.

“Me respekt e vlerësojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajazitit por edhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij. Zahir Pajaziti me shokë ishin ndër të partë që i dhanë kuptim rezistencës së organizuar kundër regjimit të asaj kohe, madje shërbyen edhe si shembull i guximit, vendosmërisë në rrethana tepë të vështira të vendit. Kontributi i tyre nuk ishte vetëm në profilin ushtarak apo profesional, por ishte edhe kontribut moral për faktin se ata ngritën lart shpresën që vendi jonë mund të ketë liri, mund të çlirohet dhe mund të jetë i pavarur. Madje ata shërbyen edhe si frymëzim që shumë të rinj e të reja t’i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot nderojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të Prishtinës, por edhe të gjithë dëshmorëve të kombit.”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se institucionet dhe shoqëria nuk duhet ta harrojnë kurrë kontributin e dëshmorëve, pasi sakrifica e tyre ka mundësuar që Kosova sot të jetë shtet i lirë dhe i pavarur.

Në këtë aktivitet përkujtimor mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili rikujtoi përjetimet personale nga lufta dhe rëndësinë e vazhdimit të ndërtimit të ushtrisë së Kosovës mbi vlerat e trashëguara nga lufta çlirimtare.

“Sot po përkujtojmë dëshmorët e komunës së Prishtinës, dëshmorët që falë gjakut të tyre sot gëzojmë lirinë, sot ndërtojmë institucionet tona, ndërtojmë ushtrinë e Kosovës. Për mua kjo ditë është e veçantë edhe për faktin që kam qenë pjesë e njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë vepruar në komunën e Prishtinës si pjesë e zonës operative të Llapit. Shumicën prej dëshmorëve që kanë rënë gjatë luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër okupatorit serb i kam pasur edhe bashkëluftëtarë në atë periudhë dhe është një ndjesi, me të vërtet një emocion që gjithmonë të kthen prapa në kohë, të kthen në kohët kur ne po mbijetonim si komb, në kohët kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mbetur e vetmja strukturë e cila po rezistonte për mbrojtjen e popullit, po rezistonte për mbrojtjen e qytetarëve të vendit tonë”, tha Maqedonci.

Maqedonci theksoi se zhvillimi i ushtrisë së Kosovës po bëhet duke u mbështetur në sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve, të cilët vendosën themelet e lirisë së vendit.
Përndryshe, sot do të mbahet edhe homazhe e aktivitete të tjera për të kujtuar të rënët për liri në këtë komunë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Djali i dëshmorit shpjegon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varrezat e dëshmorëve

Djali i dëshmorit shpjegon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varrezat e dëshmorëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën